Emanuele Ndoj është mesfushori më i ri i Catanias në Itali. 27-vjeçari vetëm pak javë më parë u largua nga Brescia, aty ku ka luajtur që në moshën 19-vjeçare.
Edhe pse ishte një lojtar në Serie B, me "Dallëndyshet" që janë në garë për zonën play-off dhe elitën e futbollit italian, Ndoj vendosi të firmosë në Serie C. I lirë në merkato, ish-mesfushori i Kombëtares ka zgjedhur të luajë në jug të Italisë.
Firma në kontratë është deri në verën e këtij viti, me të drejtë rinovimi edhe për një sezon. Ndoji me Kombëtaren ka luajtur gjashtë takime, ku ka shënuar edhe një gol. Mesfushori sezonin e shkuar luajti 28 ndeshje me Brescian në Serie B.
Komento