Baton Zabërgja

Sport

U largua nga Dinamo, Baton Zabërgja ftohet nga Kosova për ndeshjet kundër Zvicrës dhe Suedisë

20 Gusht, 14:12| Përditesimi: 20 Gusht, 14:13

  • Share

PRISHTINË - Më pak se një javë më parë u largua nga Dinamo për te ukrainasit e Metalist 1925 dhe menjëherë trajneri Franco Foda i ka dërguar një ftesë Baton Zabërgjës për ta pasur në përfaqësuesen e Kosovës.

“Lojtari i sapoardhur te Metalist 1925, Baton Zabërgja është thirrur në ekipin përfaqësues të Kosovës për ndeshjet e shtatorit për Kupën e Botës 2026”, thuhet në njoftimin e klubit ukrainas.

Kosova do të luajë ndaj Zvicrës në udhëtim më 5 shtator, teksa tri ditë më vonë pret Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kjo është ftesa e gjashtë për 24-vjeçarin nga “Dardanët”, por ka luajtur vetëm në ndeshjen miqësore ndaj Armenisë për 82 minuta.

Duket se ka ardhur koha që edhe zyrtarisht Zabërgja të ketë minuta në një ndeshje zyrtare.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?