Blendi Gonxhja dhe Esmeralda Demiraj

Politikë

U largua nga PL, Esmeralda Demiraj shfaqet krah Blendi Gonxhes! Kandidati i PS: Bashkë për ndryshimin që meriton Tirana

4 Maj, 07:43| Përditesimi: 4 Maj, 09:57

  • Share

Pas largimit nga Partia e Lirisë, Esmeralda Demiraj duket se i është bashkuar skuadrës së PS. 

Ish-kryetarja e Lëvizjes së Gruas në PL është shfaqur krah Blendi Gonxhes në një takim elektoral në Tiranë. Ka qenë kandidati socialist që ka ndarë disa foto nga takimi, ndërsa shkruan se Demiraj dikur ishte e angazhuar në një tjetër rrugëtim politik, sot ndajnë të njëjtin vizion, atë të ndryshimit të Tiranës dhe Shqipërisë. 

“Energji pozitive dhe bashkëbisedim i ngrohtë me mikeshën tonë Esmeralda Demiraj, familjarë, miq e shokë të saj.  Ada ka qenë gjithmonë një zë i fortë për komunitetin, dhe edhe pse dikur e angazhuar në një tjetër rrugëtim politik, sot jemi bashkë në të njëjtin vizion për ndryshimin që meriton Tirana dhe gjithë Shqipëria.”, shkroi Gonxhja.

Esmeralda Demiraj njoftoi largimin nga posti i kryetares së Lëvizjes së Gruas në PL më 12 Mars pas 14 viteve angazhim. Në një postim në rrjete sociale, ajo shkruante se po largohej nga një parti, që sipas saj, nuk ofron më mundësi për të realizuar premtimet e për t’i shërbyer njerëzve.

 

 

Fotot e postuara nga Blendi Gonxhja

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?