U largua për në Real Madrid, agjentët e Rudiger: Chelsea nuk e deshi, edhe pse ai dëshiroi të qëndronte

5 Shtator 2022, 22:13
  • Share

Antonio Rudiger u largua nga Chelsea për në Real Madrid si lojtar pa kontratë dhe Blutë e Londrës janë akuzuar se nuk janë përpjekur për ta mbajtur atë në klub.

Njëri nga agjentët që ka punuar për ta transferuar Rudigerin në Real Madrid, Saif Rubie, i ka thënë talkSPORT që regjimi i mëparshëm nën Roman Abramovich ka lejuar që lojtarë të rëndësishëm të klubit, të tillë si Rudiger, të largohen nga klubi. Goal më parë kishte raportuar që Rudiger ishte ndier shumë i fyer me kontratën fillestare të ofruar nga Blutë, ku thuhej se duhet marrë në konsideratë propozimet konkurruese derisa ai ishte në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij.

 “Çfarë nëse do të thosha që Chelsea, regjimi i vjetër i tyre, thelbësisht nuk ka bërë asnjë përpjekje për ta mbajtur lojtarin. Në të njëjtën kohë, ai ishte shumë i lumtur që qëndronte dhe potencialisht të jetë kapiten i klubit. Atij iu ofrua kontratë që ishte as sa gjysma e shumës që fitonte Romelu Lukaku”, tha Rubie

Mbrojtësit Rudiger dhe Andreas Christensen u larguan nga Chelsea si lojtarë pa kontratë këtë verë. Blutë kanë harxhuar shuma të mëdha parash, duke blerë Marc Cucurellan për 62 milionë funte nga Brighton, 34 milionë funte për Kalidou Koulibaly të Napolit dhe në fund ata blenë për shumë rekord Wesley Fofana për 75 milionë funte.

Antonio Rudiger pati statistika të mahnitshme në Premier Ligë, ku 40 për qind e ndeshjeve që ai ka luajtur kanë përfunduar me porta të paprekura – një statistikë kjo që nuk e ka asnjë lojtar gjerman. Chelsea do të luan kundër Dinamo Zagrebit në Ligën e Kampionëve në fazën e grupeve këtë të martë.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?