Dritan Goxhaj

U lirua më 10 tetor, Prokuroria e Tiranës rekurs, kërkon rikthimin në burg të ish-luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhajt

16 Janar, 14:18| Përditesimi: 16 Janar, 14:23

  • Share

Prokuroria e Tiranës ka bërë rekurs për lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj, duke kërkuar rikthimin e tij në burg dhe ekzekutimin e Gjykatës Speciale të Kosovës për ekstradimin e tij. Shorti ka caktuar si gjyqtarë që do të shqyrtojë kërkesën në Gjykatën e Lartë Ilir Pandën teksa ende nuk është caktuar një datë dhe orar për seancën gjyqësore. 

Në objektin e rekursit kërkohet pranimi i dhënies se ndihmës juridike Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës dhe ekzekutimin e Letërporosisë. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues "Arrest në burg" me qëllim ekstradimi. Lejimin e kontrollit personal të shtetasit Dritan Goxhaj, të vendbanimit dhe të vendit të arrestimit të tij, si dhe sekuestrimin e materialeve gjatë kontrollimit të tyre.

Gjithashtu në kërkesë parashtrohet objekti për caktimin e datës dhe vendit të kryerjes së procedurës së ekstradimit si dhe lejimin e përfaqësuesve të Dhomave të Specializuara të Kosovës që të jenë të pranishëm dhe të vëzhgojnë procedurat gjyqësore shqiptare përkatëse në lidhje me zbatimin e kësaj kërkese për bashkëpunim dhe ndihmë.

Dritan Goxhaj është liruar nga burgu me vendim të gjykatës së Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë në datë 10 tetor të vitit 2023. Kjo gjykatës rrëzoi vendimin e Gjykatës së Shkallës Parë, duke refuzuar dhe ekstradimin e Goxhajt. Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrik 2023 me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin në Hagë. Ish-luftëtari i UÇK-së u përballë me akuzën  se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës, akuza të cilat i mohoi gjatë procesit ndaj tij.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jari: 16/01/2024 14:48

    Ore ku ka luftuar ky more aman, ky nga surrati duket si Vemje, ky ka Spiunuar shokët edhe ka hëngër supën e UÇK.

    Përgjigju
    • Ghgvh: 16/01/2024 23:46

      Uthufgn

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?