Kronikë

U liruan të akuzuarit për vrasjen e të birit, kërcënon babai i Alket Muhajt: Do të bëj vetëgjyqësi, do të kërcasë automatiku, do marr gjakun e djalit të vetëm

5 Qershor 2021, 12:21| Përditesimi: 5 Qershor 2021, 14:49

  • Share

'Do të kërcasë automatiku, do marr gjakun e djalit të vetëm'. Deklarata e fortë është bërë në mikrofonin e Report Tv nga Gjolek Muhaj, babai i Alket Muhajt që i vra në shtator 2018, të akuzuarit për ekzekutimin e të cilit u liruan dje nga Gjykata e Apelit Gjirokastër.

"Kjo është një vrasje e dytë. Drejtësia në Shqipëri qoftë kjo që është. E zvarritën 33 muaj dhe arritën në këtë përfundim sot. Pse e lanë që të zgjatej kaq sa të shkeleshin afatet. Ç'kanë bërë këta. Këtu ka korrupsion të madh.  Kush do t'i shihte kriminelët në mes të pyllit? Ka probleme të tjera që i di unë dhe janë të gjitha në dosje.  Nëse gjykata nuk zbaton ligjin do të ketë vetëgjyqësi pastaj. E di unë se çdo të bëj pastaj. Mbase marrim vendim tjetër ne. Fillimisht do t'ia lë gjykatës. Por nëse nuk ka drejtësi unë do marr hakun e djalit. Ma vranë kriminelët djalin e vetëm. Edhe unë gjej armë, njerëz kam sa të duash. Këta duan të kërcasë automatiku si batalion", ka thënë ekzkluzivisht Gjolek Muhaj, në intervistën e dhënë ekskluzivisht për gazetarin e Report Tv, Pirro Nase. 

Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka liruar dje nga burgu Et'hem dhe Dino Muhaj nga fshati Rabije të akuzuar për vrasjen e Alket Muhaj po nga fshati Rabije më 6 shtator të vitit 2018. Ishte masa e arrestit që është dhënë nga Apeli i Gjirokastrës pas 2. 5 vitesh qysh nga ngjarja e bujshme. Babë e bir janë lënë në arrest shtëpie, sot duke dalë nga paraburgumi i deritanishëm 2.5 vjet që kanë qenë që kur u arrestuan në 8 shtator të 2018.

Në Gjykatën e Apelit u shqyrtua kërkesa e avokatit të të pandehurve Tahir Novi me arsyetimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit për të pandehurit pasi Gjykata e Faktit zvarriti në këtë periudhe 2.5 vjeçare proceset gjyqësore duke mos dhënë një vendim përfundimtar  ç'ka u kaluan afatet ligjore.

Gjykata konstatoi se pretendimi i palës mbrojtëse ishte i bazuar në ligj. Procesi gjyqësor në Gjykatën e Faktit zgjati 2.5 vjet dhe për këtë shkak dy personat e akuzuar duhet te mos qëndronin më në paraburgim.

Alket Muho, 43-vjeç, u vra me 7 plumba. Muho është qëlluar me një automatik model 56, nga një distancë e afërt. Në vendngjarje janë zhdukur gëzhojat. Ndër dyshimet kryesore të organit të akuzës është se Alket Muhaj është vrarë për shkak të konflikteve të përsëritura me motive pronësie. Mirëpo mbrojtja pretendon se Etem dhe Dino Muhaj nuk kanë lidhje me vrasjen pasi nuk kanë qenë në fshat më 6 shtator 2018, kur u gjet i pajetë 43-vjeçari. 

Viktima Alket Muhaj dhe një nga të dyshuarit e vrasjes Dino Muhaj

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Feta: 05/06/2021 14:44

    O trim mos jep intervista po ke ndonje mendje.. Se kshu dukesh qe te qeth sqetllen!

    Përgjigju
  • vadim: 05/06/2021 13:20

    Kur nuk ka drejtesi ka vetegjyqesi....prandaj kriminaliteti eshte shtuar se drejtesia eshte e korruptuar....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?