Foto ilustruese

Bota

‘U lodha duke qëndruar në shtëpi!’, 21-vjeçari thyen arrestin dhe kapet duke shëtitur në rrugë! Befason karabinierët me përgjigjen

16 Janar, 18:29| Përditesimi: 16 Janar, 18:33

  • Share

Itali- Një 21-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia italiane për arratisje nga arresti shtëpiak, pasi është kapur duke ecur pranë shtëpisë së tij në mesnatë. 

Karabinierët, duke ndjekur procedura standarde, shkuan në shtëpinë e të riut në Rimini, për t'u siguruar që ai të respektonte kufizimet e vendosura.

I pyetur për shpjegime nga policia, shqiptari deklaroi se ishte “lodhur duke qëndruar në shtëpi”, informon media italiane.

Kjo shkelje ka sjellë jo vetëm arrestimin e tij sërish, por edhe fillimin e procedimit penal shtesë, përveë akuzës së parë, për të cilën ndodhej në arrest shtëpie.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?