Muzeu Kombëtar i Fotografisë 'Marubi'

‘U mahnita nga bukuria’, The Guardian: Muzeu Kombëtar të Fotografisë ‘Marubi’, një prej galerive më mbresëlënëse të Evropës

11 Tetor 2022, 09:45| Përditesimi: 11 Tetor 2022, 09:48

  • Share

Muzeu Kombëtar i Fotografisë 'Marubi' është renditur në listën e muzeve dhe galerive më mbresëlënëse të Evropës. E përditshmja britanike “The Guardian” ka bërë shkrimin me titullin ‘U mahnita nga bukuria’ ku përfshin disa muze në mbarë botën, mes tyre dhe Marubi.

“Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi (çmimi 700 lekë për të rriturit) që ndodhet në qytetin e Shkodrës është një mrekulli. Fotografi i lindur në Itali, Pietro Marubi hapi studion e parë të fotografisë në Shqipëri rreth shekullit 19 ndërsa shteti ishte nën sundimin osman.

Për tre gjenerata, ai, nxënësi i tij Kel dhe i biri i Kel, Gega dokumentuan një periudhë magjepsëse të historisë shqiptare duke nisur nga fillimet e lëvizjes për pavarësinë e Shqipërisë, përmes luftës në Ballkan dhe luftës së dytë botërore deri në komunizmin e Enver Hoxhës. Koleksioni i pikturave shfaqin të gjithë etapat e jetës – revolucionarët, fermerët, politikanët, muzikantët, fenë, shumëllojshmërinë e mahnitshme të veshjeve tradicionale shqiptare, etj”, thuhet në përshkrimin që ‘The Guardian’ i bën Marubit.

Galeritë e tjera të përmedura në artikull janë qendra Pompidou në Spanjë, galeria Luiziana në Danimarkë, muzeu Grassi në Gjermani, muzeu Tropen në Hollandë, muzeu Globen në Austri etj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?