20 vite në një kafaz në Tiranë, Austria shpëton ariun e murrmë Mark! I fundit ‘i burgosur si atraksion’ në restorantet e Shqipërisë (VIDEO)

1 Dhjetor 2022, 11:04| Përditesimi: 1 Dhjetor 2022, 16:09

  • Share

Një jetë e re do të fillojë për ariun e murrme Mark, 24-vjeç, i cili për 20 vitet e fundit u mbajt brenda një kafazi në një restoranti në Tiranë. Mediat italiane i kanë kushtuar një artikull ariut të murrmë Mark, i cili është i fundit nga të ashtuquajturit ‘arinjtë e restorantit’, i cili mbahej në kafaz si një atraksion tradicional për klientelën, megjithëse mënyra si mbahej tregonte ketrajtimin e këtyre kafshëve.

Për të shpëtuar ariun e murrmë Mark, i cili kaloi dy dekada në një kafaz shumë të vogël, që nuk lejojnte që ai të jetonte si në habitatin e tij natyral, është themeluar shoqata austriake ‘Vier Pfoten’ e cila që nga viti 1988 është përfshirë në ndihmën e kafshëve në situata të vështira. Në fillim të dhjetorit, Marku do të transferohet në qendrën e arinjve të Arbesbach, në Austri.

Rruga e shërimit për të do të jetë e gjatë, siç thonë zëdhënësit e ‘Vier Pfoten’, duke qenë se situata në të cilën ai ka jetuar deri më tani ka qenë e tmerrshme: kafazi ishte shumë i vogël, nuk kishte mbrojtje ndaj të nxehtit dhe motit të keq dhe ishte i ekspozuar për klientët e restorantit. Dhe mbi të gjitha, asnjë mundësi për të rënë në gjumë letargjik, një sjellje e cila, është fiziologjikisht e nevojshme për arinjtë.

Ariu është në gjendje shëndetësore të pasigurt: 'Marku është seriozisht mbipeshë sepse ushqehet me ushqim të papërshtatshëm dhe ka liri të kufizuar lëvizjeje'- shpjegon Sigrid Zederbauer, që menaxhon strehën e ariut në Austri ku do të transferohet Marku.

‘Ai ka probleme me lëvizjen dhe veterinerët do të shohin gjendjen e tij. Dhëmbët e tij janë thyer pjesërisht, ndoshta nga kafshimi i vazhdueshëm i shufrave të çelikut të kafazit, dhe kthetrat e tij janë konsumuar shumë nga ecja gjithmonë mbi beton. Sapo të mbërrijë në Arbesbach, ne do t'i ofrojmë menjëherë kujdesin dhe ndihmën e nevojshme veterinare në mënyrë që të shërohet."- tha ajo.

Në vitin 2016, në Shqipëri, sipas Vier Pfoten, kishte rreth tridhjetë raste si ai i Markut, por shumica prej tyre, falë ndërhyrjes së organizatave për mbrojtjen e kafshëve, mundën të shpëtoheshin dhe të transferoheshin në vendstrehime të arinjve jashtë vendit. Tani më në fund është radha e Markut, dhe në pritje të tij është jeta në natyrë që meriton çdo ari.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 02/12/2022 02:01

    /MERI/,100 % dakord me ju.Ku jane org.shqiptare qe merren me mbrojtjen e kafsheve,apo vetem qente e rruges kane rendesi per ta?!

    Përgjigju
  • Ariu: 01/12/2022 18:12

    Ariut te ri tia vene emrin Nard Ndoka

    Përgjigju
  • Nona: 01/12/2022 13:40

    boll shpiket burgje per shqiptaret, ateher kane per te gjetur paqe dhe kafshet.

    Përgjigju
  • Meri: 01/12/2022 12:47

    Kur dëgjon ngjatje të tilla,ndihesh keq.Jemi nji popull që kemi dëshir të keqtrajtojm çdo gjë qe na rrethon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?