U mbajt peng dhe u dhunua për 1 javë nga i dashuri, 28-vjeçarja: Tentova të hidhesha nga kati i 5-të! Avokati i saj: Ishte tentativë vrasjeje, të ndryshohet akuza

17 Prill 2023, 11:33| Përditesimi: 17 Prill 2023, 13:21

  • Share

TIRANË – Një 28-vjeçare e identifikuar si R.B., që ishte e arsimuar dhe punonte si infermiere në Gjermani, u njoh me Gleard Gushollin i cili më pas e bëri të përjetojë ditët më të errëta të jetës aq sa tentoi vetëvrasjen. Asaj iu ‘verbëruan’ sytë nga dashuria dhe erdhi të krijonte familje me të në Tiranë, por u mbajt peng për 1 javë në shtëpi nga i dashuri që e dhunoi barbarisht. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së ish-Parkut të Autobusëve, në rrugën “Frosina Plaku”.

E reja arriti të shpëtojë falë kushërirës së tij, e cila e çoi në spitalin e Traumës, ku ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe ka rrëfyer gjithçka ndodhi me të dashurin që u arrestua mëngjesin e djeshëm. Sipas saj, dhuna kishte nisur që në Gjermani, ku e mbajti në shtëpi por prindërit e përzunë pasi nuk e pranonin sjelljen agresive ndaj të bijës. Kishin 1 vit e gjysmë që ishin njohur dhe 3 muaj pas ndarjes nisën sërish të komunikonin.

28-vjeçarja thotë se erdhi në Tiranë që të krijonte familje me të, por ai kishte synim që ta bënte të përjetonte tmerr dhe donte të hakmerrej ndaj saj. Në rrëfimin që bëri para mediave tregoi se e ka detyruar të konsumojë drogë, e torturonte duke e rrahur me këmbë karrigeje, i fuste gishtat në fyt dhe tentonte ta mbyste në dush. E rënduar psikologjikisht dhe fizikisht, thotë se nuk po duronte dot më dhe donte të ndërmerrte aktin ekstrem por nuk e linte partneri që të dilte jashtë.

“Kam tentuar disa herë të hidhesha nga ballkoni se nuk e duroja dot më. Më gjuante me grushte e me shkop. Më nxirrte thikën, ma mbante te këmba, më thoshte do ta çaj barkun. I lutesha të më hapte derën. Nuk më do mirë, vetëm më hap derën. Donte të hakmerrej se kemi qenë 3 muaj të ndarë. Në Gjermani ka nisur nga dhuna. Prej xhelozisë donte të hakmerrej, më merrte telefonin, nuk kontaktoja dot askënd. Në Gjermani kemi bashkëjetuar 1 muaj e gjysmë dhe prindërit e mi e nxorrën nga shtëpia. Më fuste 4 gishtat në grykë dhe donte me ma marr shpirtin. Unë e dija që po vdes e po jap shpirt. Më ka dhunuar.  Ditën që erdhi goca e dajës për të më ndihmuar, rreth 15 herë më fuste gishtat në fyt e donte të më mbyste”, tha e reja.

Sa i përket hakmarrjes, sipas 28-vjeçares, i dashuri pretendonte se familja e saj kishte gisht në një kallëzim ndaj tij që e ndalonte të hynte në Gjermani por në fakt thotë se nuk e kishin denoncuar asnjëherë.

Ndërsa avokati i saj mbrojtës, Enea Cenko ka kërkuar që të shtohen 2 vepra penale për autorin. Sipas Cenkos, nuk mund të lihet pa u akuzuar për pengmarrje dhe tentativë vrasje. Po ashtu i bën thirrje shtetit që ta marrin nën mbrojtje 28-vjeçaren, e cila u shpreh se do të largohet sa më parë nga Shqipëria.

“Kërkoj në mënyrë urgjente kualifikimi i veprës penale për pengmarrje dhe tentative vrasje. Ka plagosje të rëndë, pengim të zbulim të vërtetës dhe prodhim shitje narkotike. Për këtë situatë në bazë të informacioneve që kam, ka pasur motive xhelozie dhe për një kallëzim në shtetin gjerman. E mbrojtura nga unë ka pasaportë gjermane, infermiere në Gjermani ku edhe punonte dhe është njohur me 31-vjecarin. Të dy janë dashuruar dhe kishin një javë që bashkëjetonin. Gjendja psikologjike është e rënduar. Ka shenja në trup.  I bëj apel institucioneve shtetërore që të marrin në mbrojtje atë vajzë”, tha avokati.

Pas kësaj, Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e jetës së saj, gjatë qëndrimit në spital si dhe jashtë ambienteve të tij, si dhe gjithashtu të familjarëve të saj.

Ndërkohë, edhe katër djem të tjerë janë arrestuar nga policia pasi akuzohen për 'Moskallëzim krimi' dhe 'Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës'.  Ata janë identifikuar si Besmir Nurçellari, 36 vjeç, Arjan Sheta, 41 vjeç, Bledi Kateshi, 27 vjeç dhe Erlind Kateshi, 42 vjeç,

Njëri prej djemve që e kishte ndihmuar të arratisej Gushollin dhe të largohej nga vendi i ngjarjes ishte kunati i tij, burri i motrës që fillimisht me shoqen e saj dërgoi për ndihmë mjekësore vajzën e re të dhunuar. Pas disa orë kërkimesh, më në fund 31-vjeçari Gleard Gusholli u lokalizua rreth e qark lagjes në afërsi të Zogut të Zi dhe u vu në pranga. 

Ora 15:07
VIDEOLAJM/ U dhunua barbarisht dhe u mbajt peng nga i dashuri në Tiranë, momenti kur 28-vjeçarja dërgohet në spital nga dy shoqet e saj

 

Ky është momenti kur 28-vjeçarja e dhunuar dhe e mbajtur peng në Tiranë nga i dashuri i saj Gleard Gusholli, nxirret nga pallati dhe dërgohet në spital me ndihmën e dy shoqeve të saj.

Ora 12:15
Dhunimi dhe pengmarrja e 28 vjeçares në Tiranë, Berisha: Jeta në kryeqytet po bëhet gjithnjë e më e pasigurt! Rendi, në dorë të krimit

 

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka reaguar për dhunimin e 28 vjeçares në Tiranë nga Gleard Gusholli i cili për një javë rresht e dhunoi dhe e mbajti peng në një banesë në kryeqytet.

Berisha solli në vëmendje vdekjen e kenianes, Joyce Aoko, duke u shprehur se edhe dhunimi i të resë në Tiranë, tregon se në kryeqytet dominon mafia e lidhur me qeverinë. Ai shtoi se ngjarja e ndodhur ndaj të resë së fundmi, tregon se jeta në Tiranë është bërë gjithnjë e më e pasigurt dhe se rendin e ka në dorë krimi dhe mafia.

“E marrë peng në shtëpi nga i ashtuquajturi partner duke kryer ndaj saj një terror fizik dhe psikologjik, tipik për strofullat e mafies nën mbrojtjen e mafies. Jeta në Tiranë bëhet gjithnjë e më e pasigurtë, rendin në dorë e ka krimi dhe mafia. U ndala në këtë rast dramatik sepse muaj më parë një vajzë nga Kenia që punonte në një kazino, u masakrua. Klithmat e saj, ranë në vesh të shurdhër. Vrasësi është i sojit të qeverisë, vetëm qeveria arrin të heshtë të shkatërrojë dhe rrënojë të gjitha provat për të mbrojtur ministrat e saj kriminelë që fshehin krimin. Tirana është sot qytet ku dominon ligji i mafies. Dominon mafia dhe mafia e Tiranës duke pasur parasysh faktin që ka pushtetin, është mafia më e rrezikshme e Europës. Ajo tejkalon Ndraghettën dhe të gjitha grupet mafioze. Sepse kreu i saj është qeveria mafioze shqiptare. Dënoj me forcën më të madhe aktin e shëmtuar ndaj 28 vjeçares. Dënoj indiferencën e treguar nga organet e rendit dhe dorëzimin e sigurisë së qytetarëve në duart e organizatave kriminale nga një qeveri e lidhur kokë e këmbë me to”- u shpreh Berisha.

Ora 11:50
U dhunua nga i dashuri, 28-vjeçarja: Prindërit e mi e përzunë në Gjermani se më rrihte, donte hakmarrje! Doja të krijonim familje, ai donte të më merrte shpirtin

 

28-vjeçarja që u dhunua dhe u mbajt peng nga i dashuri Gleard Gusholli që u arrestua ditën e djeshme rrëfen se ka përjetuar dhunë barbare me këmbë karrigeje, shkelma e grushte. E reja e cila ndodhet në spitalin e Traumës, ku u dërgua nga kushërira e autorit, është në gjendje të rëndë psikologjike.

Rrëfimi i plotë i 28-vjeçares:

“Më ka kërcënuar do të hedh në lumë, do marr kushëririn në telefon, nuk do të nxjerr nga shtëpia. Kam tentuar disa herë të hidhesha nga ballkoni se nuk e duroja dot më. Më gjuante me grushte e me shkop. Më nxirrte thikën, ma mbante te këmba, më thoshte do ta çaj barkun. I lutesha të më hapte derën. Nuk më do mirë, vetëm më hap derën. Donte të hakmerrej se kemi qenë 3 muaj të ndarë. Në Gjermani ka nisur nga dhunë. Prindërit e mi e kanë marrë vesh dhe e kanë nxjerrë nga shtëpia. Kishim 1 vit e gjysmë që njiheshim. Në Gjermani më ka dhunuar, nuk e kemi denoncuar as unë as familja. Prej xhelozisë donte të hakmerrej, më merrte telefonin, nuk kontaktoja dot askënd. Në Gjermani kemi bashkëjetuar 1 muaj e gjysmë dhe prindërit e mi e nxorrën nga shtëpia.

Persona të tjerë nuk kanë ndikuar në këtë dhunë por e di që fliste në telefon, shkruante mesazhe, më kërcënonte se do vijë shoku im tani, do të torturojmë. Ai akuzonte prindërit e mi dhe mua që ne e kemi denoncuar, ne s’kemi bërë as denoncim e asgjë dhe në këtë moment merr gocën e dajës në telefon dhe i thotë të lutem më gjej një avokat në Gjermani dhe më thuaj pse s’më lejohet të hyj në Gjermani.

Kur flisja në telefon me gocën e dajës së tij, ajo i thoshte të lutem mos u zini. Kur folëm prap në telefon, i thashë gocës së dajës të vijë të më ndihmojë. Më fuste 4 gishtat në grykë dhe donte me ma marr shpirtin. Unë e dija që po vdes e po jap shpirt. Më ka dhunuar. Unë kam lindur e jam rritur në Gjermani, jam infermiere. Ai ka qenë në qytetin tim dhe ka kërkuar ndihmë se nuk ndihej mirë. Unë si shqiptare doja ta ndihmoja.

Këto ditë më ka detyruar edhe të konsumoj drogë. Këto 5 ditët e fundit e kam kosnumuar, herët e tjera s’kam pasur kurrë lidhje me drogë. Mua nuk ka cfarë më mban Shqipëria, erdha të krijoja familjen me Gleardin, erdhi të hakmerret me mua. Me familjarët s’kam folur. Ditën që erdhi goca e dajës për të më ndihmuar, rreth 15 herë më fuste gishtat në fyt e donte të më mbyste. Kur hapi derën ishte kunati i Gleardit, cuni i dajës dhe goca e dajës. Ata e nxorrin nga shtëpia. Goca e dajës më veshi rroba se isha nudo, më kishte futur në dush e donte të më vriste. Unë jam e vdekur”, tha 28-vjeçarja.

Ora 11:38
Mbajti peng dhe dhunoi për 1 javë rresht 28 vjeçaren në Tiranë, publikohet foto e Gleard Gushollit

1681724227_finalprojekt.00473122.Still035.jpg

Ky është Glerad Gusholli, i arrestuari nga policia e Tiranës për dhunimin dhe mbajtjen peng për 1 javë rresht të 28 vjeçares e cila ka kërkuar që dhunuesi të burgoset për tentativë vrasje. Mësohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur si pasojë e xhelozisë së Gleard Gusholli i cili ishte i lidhur me 28 vjeçaren dhe dyshonte se kjo e fundit e tradhëtonte. Gjatë dëshmisë së saj, e dhunuara ka deklaruar se autori e kishte detyruar të konsumonte kokainë. 

Komento

Komente

  • Iris: 18/04/2023 02:39

    100 % dakord me komentin e /GRIPIT/.Duket qe prinderit e pane se c'monster ishte,po dhe vete vajza ishte keqtrajtuar me pare dhe prape ishte gati t'i jepte nje shans te dyte?!

    Përgjigju
  • Shqiptari: 17/04/2023 20:52

    Keqardhje për vajzën por duket se është ose vajzë naive ose akoma më keq budallaqe. Nuk e paska njohur kjo këtë agresorin kur ndërkohë kanë bashkëjetuar?

    Përgjigju
  • Ardi: 17/04/2023 15:17

    Pash qe kish shjrujt saliu turi miu, o sale kk.komshien time trapajan ish ai qe e rrihte dhe i rrihte dhe nonen e vet gezin sylaj hajduti nr 1 ne tiron dhe ka qen shef i modh erzen brecani dhe kur erdh puna e nxori nga burgu o sal e cfar nuk i boni ky njeri adaj familje nga vlora o sali kerma ,ene kur i vdiq baba i erdhen te komisariatit nr 2 e shoqenun ene ne dreken e babes .

    Përgjigju
  • Anisa: 17/04/2023 15:10

    DO I BIJA SHKURT PA I ZGJAT KOMENTET DUHET KOHA E ENVERIT DHE PIK .

    Përgjigju
  • Gripi: 17/04/2023 14:54

    E rrihte ne gjermani ne prezence te prinderve dhe kjo infermieria vjen ne shqiperi qe te krijoje familje me kete kafshe? 100% qe edhe ne gjermani konsumonte kokaine dhe kjo infermieria vjen te krijije familje me kete ne shqiperi??? Gjykata liron estetisten trafikante kokaine me arsyetimin se ka dy femije te mitur. Femijet t'ja marrin sherbimet sociale se ajo vetem nene nuk eshte. Cilin grosist kokaine ka goditur policia deri me sot? Asnje! Te gjithe trafikantet e vegjel paguajne dhe dalin nga burgu. Konsumi i kokaines dhe drograve te tjera eshte i frikshem dhe po ashtu edhe pasojat sociale qe sjell. Ke police, gjyqtare, mjeke, mekanike qe konsumojne rregullisht droge. Asnje nuk e ka frike ligjin. Sali maskarai ka te drejte. Tirana dhe mafia eshte jashte kontrollit.

    Përgjigju
  • Lida: 17/04/2023 14:07

    Cfare qeni. Mos e pafte driten e diellit.

    Përgjigju
  • Loran: 17/04/2023 12:50

    Po ka familje kjo vajza duet te coen e tja djegin te jemen e motren me benzin te gjall kti gayushit

    Përgjigju
    • Arben: 17/04/2023 13:49

      Nuk i ka faj familja, cdo gje do ti behej ketij plehres vete.

  • Agjenti: 17/04/2023 12:47

    Do jete ndonje taleban i ardhur se sjane degjuar te parku kshu ngjarjesh.

    Përgjigju
  • Emigrante: 17/04/2023 12:01

    Keto lloj kafshesh duhet te mos qarkullojne me. Tju hidhet Celsi i qelise ne det.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?