Ishte në kërkim se shpërndau ushqime për të përfituar vota për Spahinë, nënkryetari i FRPD lirohet pas 5 orësh në komisariat! Bushati: Sulm politik, presion që i bëhet demokratëve

31 Maj 2023, 07:14| Përditesimi: 31 Maj 2023, 12:11

  • Share

Nënkryetari i FRPD, Arvit Bushati, i cili ishte në kërkim se shpërndau ushqime për të përfituar vota për Bardh Spahinë në zgjedhjet e 14 majit është liruar nga policia e Shkodrës pasi qëndroi për 5 orë në ambientet e komisariatit.

Para mediave tha se ishte duke konsumuar kafeme demokratë dhe kryebashkiakun Bardh Spahia kur efektivët mbërritën dhe e shoqëruan. Sipas tij, e gjitha është sulm politik që kërkon të intimidojë demokratët se nuk kishte arsye për ta shoqëruar. Ai ka bërë një padi ndaj policisë së Shkodrës për këtë që e quan shoqërim të paligjshëm në ambientet e komisariatit.

“Isha pas orarit zyrtar të punës duke konsumuar kafe me përfaqësues të PD Shkodër, në praninë tonë ishte edhe kryetari i Bashkisë. U përballëm me 2 patrulla policie të cilat vetëm me dixhiturën, urdhër nga shefat na vjen keq duhet të vish me ne, më shoqëruar në masa të çuditshme për një njeri që s’ka asnjë shpjegimi ekstra për të bërë në lidhje me organet kopetente.

Në ambientet e policisë pashë hezitimin në fytyrën e tyre për urdhrat që kishin marrë nga drejtuesit politik të policisë së shtetit pasi e kuptuan që masa dhe forma e ndalimit ishte e pabazuar në procedurë. Ky është sulm, presion që i bëhet përfaqësuesve të PD në Shkodër e gjithë Shqipërinë. Dënoj me forcë qasjen që forcat e rendit kanë me politikën”, tha Bushati.

Prej 13 majit, Bushati ishte në kërkim pasi policia ndaloi një fugon me 50 pako me ushqime që po i shpërndanin në familjet shkodrane, në këmbim të votës për kandidatin e koalicionit Berisha-Meta për Shkodrën, Bardh Spahia. Bushati ishte në kërkim, pasi sipas policisë ai ishte porositësi i pakove ushqimore.

Ora 11:35
Shoqërimi i nënkryetarit të FRPD-së në Shkodër, Policia: Ndalimi pasi ishte në kërkim për korrupsion në zgjedhje, e verifikuam dhe e liruam

Shoqërimi i nënkryetarit të FRPD-së në Shkodër, Policia: Ndalimi pasi ishte në kërkim për korrupsion në zgjedhje, e verifikuam dhe e liruam

“Në vijim të veprimeve hetimore që po kryhen në kuadër të procedimit penal nr. 456, të vitit 2023, për një rast të korrupsionit aktiv në zgjedhje, të dyshuar të ndodhur më datë 12.05.2023, për të cilin u arrestuan 3 shtetas dhe u shpall në kërkim shtetasi A. B., 33 vjeç, i cili iu shmang hetimit, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër, ditën e djeshme, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim,  kanë shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasin A. B., 33 vjeç, banues në Shkodër,

Pas verifikimeve të kryera nga strukturat hetimore dhe oficerët e Policisë Gjyqësore, shtetasi A. B. është lënë i lirë.      

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër siguron qytetarët se strukturat e Policisë së qarkut Shkodër janë të angazhuara maksimalisht për të zbatuar ligjin me paanësi dhe rigorozitet, si dhe për të luftuar me vendosmëri krimin dhe paligjshmëritë. Në këtë kuadër, ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 ose në strukturat e Policisë, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në zbatim të ligjit”., ka njoftuar policia.

Komento

Komente

  • e drejta: 31/05/2023 09:32

    IKNI MORE HAJDUTA TE QELBUR...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?