U mbajtën rrogën për COVID, deputetët padisin Kuvendin, Murrizi e Roshi kundër vendimit të Ruçit

24 Gusht 2020, 17:23| Përditesimi: 24 Gusht 2020, 19:26

  • Share

Ju kërkua të kontribuojnë me pagën e tyre për të paktën tre muaj për të përballuar ekonomikisht luftën dhe pasojat e pandemisë Covid 19, dy deputetët e opozitës parlamentare Myslim Murrizi dhe Artur Roshi padisin në gjykatë kuvendin e Shqipërisë. ReportTv ka siguruar një kopje të padisë së Murrizit e Roshit depozituar në gjykatë më datë 13 maj 2020, padi me të cilën kërkojnë anulimin e vendimit nr 44 të byrosë së kuvendit.

Më 2 prill 2020 me vendimin 44 me shumicë të votave byroja e kuvendit vendosi që deri në përfundim të pandemisë Covid 19, por jo më shumë se tre muaj deputetët të përfitojnë pagë 50 % të pagës aktuale neto. Por pikërisht ky vendim sipas deputetëve është i padrejtë dhe duhet anuluar pasi atyre u janë cenuar interesat e ligjshme.

Në objektin e padisë së dy deputetëve thuhet ‘‘Shfuqizimin e vendimit nr. 44, date 02.04.2020 “ Për trajtimin e përkohshem financiar mujor të deputeteve të Kuvendit të Shqiperisë gjatë periudhës së gjëndjes së epidemisë së shkaktuar nga covid-19”,  të Byrose së Kuvendit të Shqipërisë.

Më tej ata kërkojnë që Kuvendi i Shqiperisë, ti paguajë të gjitha perfitimet financiare që burojnë nga legjislacioni për “Statusin e Deputetit” që lidhen me ushtrimin e funksionit, për periudhën Mars 2020- Maj 2020 me pagë neto të plotë.

E pas pagimit të pagës së plotë dy deputetët kërkojnë që ti pasqyrohet kjo pagesë edhe në librezën e punës duke i kërkuar gjykatës „Detyrimin e palës së paditur Kuvendi i Shqipërisë që në përputhje me “Statusin e Deputetit” të bëjë korrigjimet përkatëse në librezën e punës dhe atë të kontributeve shoqerore.

Aktualisht kuvendi i Shqipërisë ka 122 deputetët ndërsa vetëm Murrizi e Roshi rezulton se kanë depozituar padinë duke kërkuar gjysmën e pagës së mbajtur për tre muajt Mars, Prill, Maj.

Me pagën e tyre në fondin e veçantë për përballjen me Covid 19 kontribuuan e një sërë institucionesh publike pas letrës së dërguar tek ta prej kreut të kuvendit Gramoz Ruçi.

1598282885_Sequence01.00001711.Still012.jpg

1598282896_Sequence01.00002709.Still013.jpg

Padia e deputetëve

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 25/08/2020 07:59

    Parate e kuvendit jane te sovranit ,i cili vendos dhe aq me teper per Murrizin qe sa shume e don sovranin.Ne rast nevoje kombetare populli nuk ju jep asnje qindarke prandaj mos beni llafe sidomos ky ballisti qe nuk e vitin as shpija e tij.

    Përgjigju
  • Beni: 25/08/2020 01:46

    Do jene gjirokastrite ye dy

    Përgjigju
  • Iris: 25/08/2020 00:36

    Murrizi I ferrave dhe PulaRoshi kishin te drejte qe te mos jepnin para,pasi eshte bamiresi,nuk eshte takse dhe asnje s'u vuri koburen ne koke,por kjo tegon sa shpirtvogel jane disa njerez.Sinonim I pasanikeve te rinj, qe e japin parane vetem per tu dukur,ose vetem per gjera koti,ky eshte nje rast qe ndan zoterinjte e vertete nga legenet.

    Përgjigju
  • Tir: 24/08/2020 23:35

    O Murriz po sa shpejt e treguat fytyren prej “pabukesi”. Faqeziu i tille mbetet, pvs se ne cfare formash paraqitet. Te shkretet rane nga pesha 200 gram, nuk kane para per llak flokesh.. Derra!!!

    Përgjigju
  • besi: 24/08/2020 19:25

    mos i hengshin, pabuksat e qelbur

    Përgjigju
  • dibran: 24/08/2020 17:43

    Mendoja se me nje veprim apo gjest njeriu vleresohet...... Britmat dhe cjerrjet tuaja, impresionizmi i pafund disa here ne Kuvend, mania e dukjes dhe shpesh NERVAT e pafre paskan pasur nje MOTIV SHUME TE LARTE: ....INATIN qe ke patur me kryetarin e kuvendit pasi ju kane mbajtur nje pjese te rroges per Covid-19, por jo vetem ju ! MERRINI dhe ILACE PER korona virus tju behen dhe uroj te sheroheni!!!!!! MERRINI dhe kurre mos u NGOPSH, laluc -katundari!!!!

    Përgjigju
  • Flutura: 24/08/2020 17:39

    Ja mrrizja qe i qan zemra per popullin, basjke me rroshin, balliste me damke.

    Përgjigju
  • ani: 24/08/2020 17:29

    normal kan te drejte. fondi per kovidat esht lek ne xhepin e lugatit te gjate

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?