Ridvan Hado, Irena Plaku dhe Klodian Kurushi

Kronikë

U mbaron mandati, zgjidhen tre anëtarët e rinj të KLGJ (EMRAT)

8 Tetor 2021, 16:05| Përditesimi: 8 Tetor 2021, 21:05

  • Share

Zgjidhen tre anëtarët e rinj të KLGJ. Ato janë Klodian Kurushi, Ridvan Hado dhe Irena Plaku e ndërsa u skualifikuan Asim Vokshi, Vjosava Osmanaj dhe Manjola Xhaxho. Këto tre anëtarë të rinj zgjidhen pasi u mbaron mandati Ilir Toskës, Brunilda Kadi dhe Medi Bici.

Duke shfrytëzuar praninë e ministrit të drejtësisë në këtë aktivitet kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami nuk humbi kohë por zhvilloi një takim me ministrin Manja për të sheshuar mes tyre qendrimet për projektin unik të hartëssë re gjyqësore. Ndërkohë, kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami tha se në 3 vite në Gjyqësor u vendosën standarde të reja.

“Në tre vite vendosëm standarde të reja në sistemin e gjyqësorit. Të mos jemi më pjesë e problemit, por e zgjidhjes. Reforma në drejtësi nuk ka më kthim pas.”, tha ajo.”, tha Llagami.

Ora 14:11
FOTO/Vettingu nuk ndal luksin e gjyqtarëve, Rolex, Michael Cors, gjyqtarët sfidojnë me ora e çanta luksi

Teksa në sallën e Polit të lartë të drejtësisë po zgjidheshin 3 anëtarët e rinj të KLGJ, nuk munguan as ekspozimi i markave të luksit nga gjyqtarët siç kanë bërë edhe kur vettingu për pasuritë e pajustifikuara nuk ekzistonte.

Këtë herë ishin orat Rolex, Tomy Hilfingher, Michael Corse, e deri tek çantat e trendeve të fundit që kamera e ReportTv fiksoi në sallën e atyre që duhet të kenë një kod etike dhe kanë çekanin e drejtëisë në dorë.

Me një vështrim të thjeshtë në dyqanet online të markave në fjalë ato kushtojnë nga 200 euro deri në 35-40 mijë euro për orat rolex.

Këto pamje s'janë të reja për sytë e publikut pasi nga vit thuajse mbledhja e gjyqtarëve është edhe një paradë mode e luksi në një ndër vendet e varëfëra si shqipëria dhe me percemtimin e korrupsionit të lartë në radhët e drejtësisë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?