Armend Xhika dhe pamje nga vendngjarja

U mblodhën për t’u sqaruar, por e qëlluan për vdekje me thikë! Si u vra i riu shqiptar në Britaninë e Madhe nga 3 bashkëatdhetarët

18 Janar 2023, 20:46| Përditesimi: 18 Janar 2023, 21:02

  • Share

BRITANI E MADHE- Ai u ndoq dhe u godit me thikë për vdekje në një mosmarrëveshje për një aksident, kështu është shprehur ditën e sotme gjykata lidhur me vrasjen e të riut shqiptar Armend Xhika 22-vjeçari u godit me thikë në mënyrë të përsëritur në sulmin e13 majit 2021 në qytetin Sheffield.

Të akuzuar për vrasjen e tij janë 3 persona, po shqiptarë. Ata janë Mentor Selmani, 28 vjeç, Marsid Senia, 25 vjeç dhe Mardov Dushku, 30 vjeç. Ata akuzohen për plagosjen me qëllim për të shkaktuar lëndime të rënda trupore  gjatë sulmit të 13 majit 2021. Po ashtu, dhe dy persona të tjerë të përfshirë në ngjarje vijojnë të jenë në arrati.

Prokurori i çështjes  Sam Green, duke hapur gjyqin të martën, i tha gjykatës se dhuna "e paligjshme dhe përfundimisht fatale" shpërtheu pasi dy grupet u takuan në rrugë "Earl Marshal".

E gjithë ngjarja thuhet se nisi për një sqarim në mbrëmjen e 13 majit për të zgjidhur një mosmarrëveshje lidhur me një aksident ku ishte përfshirë dhe mjeti që drejtohej nga Xhika. Makina tip  “Vauxhall Insignia” e 22-vjeçarit shqiptar thuhet se ishte përplasur me një “Audi” në Rotherham po atë ditë, por disa orë më herët.

Xhika dhe miqtë e tij Durim Dervisanji, Mikael Kanachi dhe Fatson Dushku mbërritën në vendngjarje disa minuta përpara se të pandehurit të dilnin me bashkëpunëtorët Eljaso dhe Mateo Cela. Mentor Selmani "veproi si rojtar" me një armë në të dy duart ndërsa të pandehurit e tjerë folën me miqtë e Xhikës.

Por, gjatë takimit nisi një përplasje e dhunshme, shqiptarët e akuzuar ishin të armatosur dhe gjatë përleshej goditën Xhikën me thikë në gjoks, plagë e cila i shkaktoi dhe vdekjen.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Na mbyten kafshet: 18/01/2023 21:44

    Te vritesh per nje opel ... Pastaj thon e ka fajin ministri qe thot shqiptaret kriminel!!

    Përgjigju
    • Emigranti: 18/01/2023 23:45

      Nuk u vrane per Opel por I vodhen shtepine e barit

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?