Ambasada amerikane në Kiev

U mbyll pas sinjaleve për sulme ajrore, rihapet ambasada amerikane në Kiev: Qytetarët të qëndrojnë vigjilentë

21 Nëntor, 07:36| Përditesimi: 21 Nëntor, 07:46

  • Share

Ambasada amerikane në Kiev është rihapur pasi u mbyll dje (20 nëntor) për shkak të frikës së një sulmi të fuqishëm ajror në kryeqytetin ukrainas, sipas La Repubblica.

Ambasada paralajmëroi për një "sulm të mundshëm ajror", gjë e cila çoi në mbylljen e përkohshme të selisë diplomatike.

Paralajmërimi u bë pasi Ukraina përdori raketat amerikane ATACMS për të goditur në territorin rus, duke përfituar nga leja e sapo dhënë nga administrata në largim e Presidentit amerikan Joe Biden, në ditën e 1000-të të luftës.

Rusia e kishte paralajmëruar Perëndimin për muaj të tërë se nëse do ta lejonte Ukrainën të hidhte raketa amerikane, britanike dhe franceze thellë në Rusi, Moska do t'i konsideronte këto vende anëtare të NATO-s si të përfshira drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë.

“Kemi rifilluar shërbimet pas një pezullimi të përkohshëm mëngjesin e sotëm. Ne vazhdojmë të inkurajojmë qytetarët amerikanë që të qëndrojnë vigjilentë, të monitorojnë burimet zyrtare të Ukrainës për përditësime dhe të jenë të përgatitur të strehohen në vend në rast të një paralajmërimi për sulm ajror', njoftoi sot ambasada. 

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?