U mbyt 6 ditë më parë në lumin Fan të Mirditës, ndërpriten kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit

11 Prill 2022, 10:20| Përditesimi: 11 Prill 2022, 12:20

  • Share

Pas 6 ditësh, polumbarët e forcave RENEA kanë ndërprerë kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të 10-vjeçarit Sebastian Laska i cili u mbyt të martën e javës që lamë pas me ujerat e Lumit Fan në Mirditë. Përgjatë 6 ditëve kërkimet përgjatë lumit dhe Hecit të Repsit nuk kanë dhënë asnjë rezultat. Në terren tashmë ndodhen vetëm policia lokale FNSH, zjarrfikësit dhe banor të zonës të cilët po monitorojnë brigjet e lumit.

Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e datës 5 prill, ku një lojë me top mes bashkëmoshatarësh u kthye në një tragjedi për 10-vjeçarin në Mirditë. Teksa po luante në fshatit Shtrugaj, të miturit i ra topi në lume dhe ai bëri përpjekjen e fundit për ta marrë, por rezultoi fatale për jetën e tij. Tragjedia bëhet edhe më e rëndë për familjarët e tij, të cilët ende nuk kanë gjetur trupin.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?