Kronikë

'Mos u hidhni në ujë'/ Zbardhet dinamika, si u mbyt kapiteni i anijes në liqenin e Shkodrës duke shpëtuar dy turistët! Vijojnë kërkimet për trupin

9 Korrik, 08:21| Përditesimi: 9 Korrik, 19:40

  • Share

SHKODËR - Forcat polumbare të FNSH-së vijojnë kërkimet në liqenin e Shkodrës për trupin Arben Anamalit, kapitenit të anijes turistike, i cili u shpëtoi jetën 2 turistëve izraelitë një ditë më parë, por nuk mundi të dalë vetë nga uji.

15 turistët e nisur nga Shiroka, kërkuan të shijonin me not liqenin më të madh në Ballkan dhe refuzuan të dëgjojnë kërkesën e kapitenit Anamali, për të mos u futur në ujë, sepse era që vinte nga veriu i rrezikonte. Pak minuta pasi u futën në liqen, turistët kërkuan ndihmë, pasi era i kishte larguar rreth 50 metra nga anija.

Mësohet se kapiteni u hodh në liqen me dy kamerdare shpëtimi, por vetë mbeti në ujë pa mundur të kthehej për shkak të erës së fortë, e cila e shtynte në thellësi të liqenit.   

Arben Anamali, si një mjeshtër i motorëve të barkave dhe skafeve, por edhe kapiten i licencuar, u punësua nga bashkia Shkodër me 1 maj të 2024 kur edhe u sollën anijet turistike “Buna” dhe “Drini”. 51-vjeçari ishte baba i dy fëmijëve.

Më herët, kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci u shpreh se fatkeqësisht akti heroik i kapitenit u kthye në tragjedi.

“Ky mëngjes është i trishtë për Shkodrën. Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së, në bashkëpunim me punonjës të Bashkisë Shkodër, po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes turistike në liqenin e Shkodrës, Arben Anamali. Strukturat do të jenë të angazhuara edhe gjatë ditës së sotme për të bërë të mundur gjetjen e trupit të Arbenit, kapitenit që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar turistët që po rrezikonin jetën. Fatkeqësisht, ky akt heroik u kthye në një tragjedi për të, për familjen dhe për të gjithë ata që e njohën. Jam pranë familjes Anamali në këto momente të vështira.”, shkruan Beci.

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nebi: 09/07/2025 21:04

    I ndjeri eshte nje hero i vertete. Por duhet pranuar neglizhenca qe edhe vete ai i hodh ne uje pa jelekun shpetimit, i cili do ti kishte shpetuar jeten.

    Përgjigju
  • Ervin: 09/07/2025 20:21

    Faji ka qene i mungeses se trajnimeve dhe kontrolleve per paisjet e detyruesheme ne bordin e anijes . Ngushellime familjes .

    Përgjigju
  • Turi: 09/07/2025 20:02

    I xhenetit ky fisnik SHKODRAN DHE SHQIPTARE. Duhen jeleke mos i neglizho i se u ndihmon,me e pakta do gjendej qe ne moment. Shteti bashkia pencion femijve te ti. Te trajtohen si femije te DESHMORVE TE ATEDHEUT

    Përgjigju
  • Patrioti: 09/07/2025 08:34

    Sa lire kushton jeta ne Shqiperi. Mekat I madh. Per dy komardare e dy jelek shpetimi. Qoftë I Parajses ky njeri I mire. Shteti t'u japi pension femijeve dhe bashkshortes e bashkia ti ndihmoje. Ai u tregua humanist dhe e nderoi emrin e Shkodres.

    Përgjigju
    • Mario: 09/07/2025 16:14

      Faji ka qene i turistve qe nuk kane degjuar. Sic e shikon ka pasur mjete shpetimi, por ka pasur shume ere.

  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?