Arben Anamali dhe kërkimet në liqen

Kronikë

U mbyt duke shpëtuar dy turistë, vijojnë kërkimet për trupin e kapitenit të anijes në liqenin e Shkodrës! Beci: Akti heroik u kthye në tragjedi

9 Korrik, 08:21| Përditesimi: 9 Korrik, 10:11

  • Share

SHKODËR- Ende asnjë gjurmë për Arben Anamalin, kapitenin e anijes turistike të bashkisë së Shkodrës, i cili u mbyt pasditen e së martës në liqen pasi arriti që të shpëtonte dy turistë të huaj. Forcat polumbare të FNSH-së, së bashku me punonjës të bashkisë po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të tij.

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci thotë se fatkeqësisht akti heroik i kapitenit u kthye në tragjedi, ndërsa njofton se strukturat përkatëse do të jenë të angazhuara për të bërë të mundur gjetjen e trupit të tij.

“Ky mëngjes është i trishtë për Shkodrën. Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së, në bashkëpunim me punonjës të Bashkisë Shkodër, po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes turistike në liqenin e Shkodrës, Arben Anamali. Strukturat do të jenë të angazhuara edhe gjatë ditës së sotme për të bërë të mundur gjetjen e trupit të Arbenit, kapitenit që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar turistët që po rrezikonin jetën. Fatkeqësisht, ky akt heroik u kthye në një tragjedi për të, për familjen dhe për të gjithë ata që e njohën. Jam pranë familjes Anamali në këto momente të vështira.”, shkruan Beci.

Ende nuk dihet dinamika e ngjarjes dhe rrethanat e ngjarjes, apo se si turistët ranë në ujë. Ata ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Për ngjarjen tragjike reagoi edhe presidenti Bajram Begaj, i cili përmes një postimi në rrjete sociale, shkroi se 51-vjeçari do të nderohet përjetë duke shprehur ngushëllime për familjarët e tij.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Patrioti: 09/07/2025 08:34

    Sa lire kushton jeta ne Shqiperi. Mekat I madh. Per dy komardare e dy jelek shpetimi. Qoftë I Parajses ky njeri I mire. Shteti t'u japi pension femijeve dhe bashkshortes e bashkia ti ndihmoje. Ai u tregua humanist dhe e nderoi emrin e Shkodres.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?