MIRDITË- Kjo e mërkurë nuk ishte një ditë e zakonshme mësimi në shkollën "Ndrec Ndue Gjoka", në Fan të Mirditës. Lajmi që Sevasian Laska, 10-vjeç ishte mbytur në lumin Fan, teksa po luante me shokët dhe vëllanë, "ka marrë dhenë". Drejtori, mësuesi, nxënësit e shkollës, por veçanërisht të klasës janë në shok dhe e kanë të vështirë ta besojnë se bashkëmoshatari i tyre nuk ka shkuar sot në shkollë si zakonisht. Për të dinë që e ka marrë rrjedha e lumit, por që trupi nuk i është gjendur ende, teksa kërkimet po vijojnë. Report Tv me gazetarin Elvis Hila kanë udhëtuar drejt Fanit të Mirditës, ku ka takuar drejtorin e shkollës ku studionte Sevasiani, Frrok Lleshi, i cili tregon se situata në shkollë është shumë keq.
"Jemi tepër të hidhëruar, ai ka qenë një fëmijë shumë mirë, shkolla po e përjeton shumë keq, sidomos mësuesit, nxënësit sidomos klasa e vet, ato që e kanë njohur nga afër dhe personat e tjerë me të cilën udhëtojnë, jemi të shokuar, presim që InshAllah t'i gjendet trupi dhe t'i bëjmë nderimet e fundit. Situata në shkollë është shumë keq, kemi bërë orë edukative, psikologu është këtu, bashkë me stafin pedagogjik, do të mundohemi sa ta shtyjmë", Frrok Lleshi.
Kërkimet me polumbarë kanë nisur sot në orën 09:00, teksa familjarët kanë ngritur akuza në drejtim të policisë duke thënë se nëse do të kishin ndërhyrë në kohë, mbase trupi i 10-vjeçarit do të ishte gjendur më herët. Për mikrofonin e Report Tv, daja thotë se ka njoftuar uniformat blu rreth orës 17:00, por pavarësisht kësaj, policia dhe polumbarët nuk kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Me dhimbjen që i shtohet edhe më shumë nga ankthi se nuk kanë një trup që të qajnë, daja bën thirrje për mobilizim më të madh të efektivëve pasi lumi ka rrjedhë shumë të fortë. Aktualisht janë angazhuar vetëm 4 polumbarë, teksa topi me të cilin luanin është gjetur 20 km larg vendit ku luanin. Kërkimet janë përqendruar në zonën e Repsit.
"Policia nuk ka ardhur në orar, e kanë njoftuar në 05:00, në orën 09:00 ka ardhur policia. InshAllah do Zoti gjendet, por shteti të marrë masa, jo 5 policë, po nja 30, se lumi është shumë i fortë, merr përpara dhe makinën", tha daja i fëmijës.
Ngjarja mund të kishte marrë edhe përmasa më tragjike, pasi në ndihmë të 10-vjeçarit për ta shpëtuar ishte futur edhe i vëllai, por kur nuk ia kishte dalë mbanë që ta shpëtonte është kthyer në shtëpi ku ka njoftuar familjarët për lajmin e trishtë. Ai kishte dalë të luante mbrëmë se bashku me disa shokë të tjerë, po kjo lojë iu kthye në tragjedi. Sevi, siç e thërrisnin shkurt, u fut të shpëtonte topin, por nuk ia doli që të dilte i gjallë nga lumi. I pranishëm gjatë ka qenë edhe Dom Gjergj Meta, u ka kërkuar të gjithëve që të luten për të gjetur të voglin.
Situata në shkollën "Ndrec Ndue Gjoka" ku studionte 10-vjeçari, Sevi Laska është e rëndë. Drejtori dhe psikologu rrëfejnë për mikrofonin e Report Tv, se nxënësit dhe mësuesit janë në shok psikologjik.
"Jemi tepër të hidhëruar, ai ka qenë një fëmijë shumë mirë, shkolla po e përjeton shumë keq, sidomos mësuesit, nxënësit sidomos klasa e vet, ato që e kanë njohur nga afër dhe personat e tjerë me të cilën udhëtojnë, jemi të shokuar, presim që InshAllah t'i gjendet trupi dhe t'i bëjmë nderimet e fundit. Situata në shkollë është shumë keq, kemi bërë orë edukative, psikologu është këtu, bashkë me stafin pedagogjik, do të mundohemi sa ta shtyjmë", Frrok Lleshi.
"Situata është e rëndë jo vetëm për shkollën, po për të gjithë komunitetin, imagjino për familjen, por ne si shërbim psiko-social jemi pranë shkollës, mbi bazën e një plan pune për menaxhimin e krizave, që menaxhimi të jetë sa më e lehtë për nxënësit, i njohim të gjithë njëri tjetrin dhe vështirësia emocionale është e vështirë, dhe ne po punojmë që të kalohet me sa më pak dhimbje. Të gjithë jemi në shkollë, klasë në klas, jemi afër nxënësve dhe pse jo edhe stafit pedagogjik, sot fëmijët janë të shokuar se të gjithë e njohim njëri-tjetrit, situata është i vështirë", tha psikologu, Alvin Gjonaj.
Daja i 10-vjeçarit si dhe i afërm i tij ka zbuluar se vëllai i fëmijës ka tentuar që ta shpëtojë, por nuk ia ka dalë, teksa hedhin akuza mbi policinë, ipas të cilëve nuk kanë mbërritur në kohë.
"Mbrëmë mora vesh lajmin për po luante tok dhe është mbyt, vëllai i vet ka munduar që ta shpëtoj, por nuk ka mundur, lajmëro një, lajmëro një tjetët, s'kanë ardhur shumë njerëz, kanë qenë shumë pak, kemi kërkuar që mbrëmë, policia nuk ka ardhur në orar, e kanë njoftuar në 05:00, në orën 09:00 ka ardhur policia. Ishalla do Zoti gjendet, por shteti të marrë masa, jo 5 policë, po nja 30, se lumi është shumë i fortë, merr përpara dhe makinën", tha daja i fëmijës.
"Djali ka qenë dje në orën 03:30, është mbytur në ujë, ka qenë duke luajtur top, ka shkuar e ka marrë topin dhe e ka marrë lumi, që nga ora 05:00 po kërkonim ta gjenim, ka pasur mobilizim të pakët, ka ardhur policia, janë duke bërë plan si ta gjejnë, prandaj i bëjmë thirrje shtetit që të çohet në këmbë, se me qenë diku tjetër bëhet problem, vetëm në Shqipëri jo. Djali ka qenë me vëllanë e vet dhe 2-3 shok të vet, i vëllai ka ra në ujë deri në fyt për ta nxjerrë dhe ai ka shkuar i lagur në shtëpi, për fat doli dhe shpëtoi, kurse ai i shkreti ka që në 03:00 në ujë, është zall shumë i vështirë, kjo punë do mobilizim të madh e është zall i vështirë, nuk kemi ça presim, të paktën ta gjejmë dhe ta çojmë te shtëpia, ka shumë pak mobilizim", tha i afërmi i tij.
Ah mjere ai qe humbi jeten! Lum e quajne ate!? Ai nje perrua si ne mesjete!koha ka ndaluar atje edhe ne gjithe shqiperine rurale!
Përgjigju