Pamje nga vendngjarja

U mbyt në Kretë, trupi i Nikolës do të prehet në atdhe! Qytetarët mbledhin fondet për ti plotësuar dëshirën familjes 

3 Qershor, 10:30| Përditesimi: 3 Qershor, 10:39

  • Share

KRETE- Qytetarët e Kretës dhe bashkëatdhetarë janë solidaruzuar me familjen e Nikolës së vogël i cili u mbyt në det paraditen e së shtunës. Ata dëshironin që djali i tyre i vogël të prehej në atdhe por kjo procedurë kërkon para. Prandaj, të gjithë banorët janë bërë bashkë për të mbledhur 6000 Euro që do të ndihmojnë familjen shqiptare për të sjellë trupin e të voglit në Shqipëri që të varroset në vendlindje. Lajmi bëhet i ditur në një postim në facebook, shkruajnë mediat greke.

 Paraditen e 1 qershorit 2024 djali i kishte ikur nga sytë mamasë e cila ishte në shtëpi me fëmijën e vogël dhe kishte shkuar të lahej në det.

Nëna e tij kishte vetëm pak muaj që kishte lindur fëmijën e dytë dhe ndodhej në shtëpi duke u kujdesur për foshnjen kur ndodhi tragjedia. Ndërsa i ati kishte qenë në punë kur mësoi lajmin tragjik.

Nëna e djalit ka dëshmuar në komisariatin e Viannos se ishte në shtëpi me 7-vjeçarin dhe foshnjën kur papritur i kishte humbur nga sytë. Kishte dalë ta kërkonte por për 10 minuta tragjedia kishte ndodhur! Fëmija, i cili ishte në klasë të parë, ishte larguar nga banesa disa metra larg plazhit dhe kishte shkuar në det.

Gruaja u ndalua fillimisht për shkelje të nenit 302 të Kodit Penal. (Vrasje nga pakujdesia) por më pas është liruar me urdhër të prokurorit publik, ndërkohë autoritetet pranuan se plazhi nuk kishte roje. 

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?