Një ngjarje tragjike ndodhi në Greqi ku një 12-vjeçar shqiptar, Kleoni dhe shoku i tij, u mbytën në lumin Arahtho të Artës para disa ditësh.
Pavarësisht ndihmës së dhënë nga Ledian Goga, një emigrant shqiptar (që i nxori edhe nga uji) dy të miturit nuk arritën të mbijetonin.
Pas kësaj tragjedie bëhet me dije Kleoni do të prehet në Shqipëri, ndërsa autoritetet greke i kanë dhënë leje babait të të miturit të marrë pjesë në varrim.
I ati i viktimës ishte i shqetësuar se nëse do merrte pjesë në funeralin e të birit, nuk do të ishte në gjendje të kthehej në Greqi.
Por Ministri i Imigracionit, Makis Voridis, duke folur për Action 24, njoftoi se “shteti grek do t’i japë një leje qëndrimi për arsye humanitare, që do t’i lejojë babait të shkojë dhe të kthehet, me qëllim që të marrë pjesë në shërbimin mortor në Shqipëri”, shkruan Prothotema.
Voridis theksoi se, “ky është një lehtësim për lëvizjen e tij”, teksa shtoi se tashmë ekziston një kuadër institucional që parashikon raste të tilla “të jashtëzakonshme”.
Kujtojmë gjithashtu se prindërit e dy adoleshetëve pavarësisht dhimbjes dhe pikëllimit vendosën të dhuronin organet e fëmijëve që humbën.
Kështu veshka dhe pankreasi i djalit 12-vjeçar do të transplantohen në Patra në vend të Selanikut, pas një vendimi të marrë nga mjekët. Marrësi do të jetë një burrë 40-vjeçar nga Peloponezi perëndimor.
Komente
