Kosova & Rajoni

Djali 12-vjeçar iu mbyt në lumë në Greqi, rrëfimi prekës i babait për Report Tv: E ruanim si sytë e ballit, dua që zemra e tij të rrahë tek dikush tjetër

23 Qershor, 22:52| Përditesimi: 23 Qershor, 23:44

  • Share

Bledar Fetollari, një emigrant shqiptar në Greqi, djali i të cilit u mbyt në lumin Arahtho të Artës para disa ditësh, ka treguar për Report Tv, ngjarjen tragjike. 

Ai tha se ka vendosur të dhurojë zemrën e të birit 12 vjeçar për të shpëtuar një jetë tjetër. Fetollari tregon se kishte emigruar me bashkëshorten dhe djalin e vogël për të punuar në bujqësi në Greqi, ndonëse pa dokumentacion të rregullt.

Ditën e tragjedisë, ai ishte në shtëpi ndërsa bashkëshortja punonte. Pasi u largua për pak kohë, djali i tij kishte dalë nga banesa. Më pas mori një telefonatë që do t’i ndryshonte jetën.

'Unë u nisa me bashkëshorten dhe djalin e vogël, vajta si gjithë të tjerët, emigrant për të punuar,qëndrova për disa kohë aty që po punoja,isha pa letra pa dokumenta,vetëm një dokument nga shteti kisha që ma kishin dhënë për një vit, punonim punë bujqësie,çfarë të dilte. Atë ditë nusja ishte në punë unë isha në shtëpi,merr një komshi aty dhe më thotë hajde të shohim një punë, shkoj atë punë, djalin e kisha në shtëpi nuk e kisha në shkollë. Kur shkoj në shtëpi djali kishte dalë nga shtëpia, kisha lënë një dy euro mbi frigorifer, kishte marë ato dhe kishte dalë. Isha ulur te divani jasht, po pija një cigare kur më telefonoi Leo, djali që i shpëtoi dhe i nxori nga uji. Më thotë ku je, i them në shtëpi, më thotë:-djalin ku e ke?! I them këtu e kisha në shtëpi por nk e di ka dalë. Hajde më thotë mua se po të mbytet djali.

I tromaksur u ngritatë ikja me vrap, vjen ai konshiu më thotë mblidhe veten se nk është djali tonë. Më merr në motor, vete direkt atje,në atë kohë ata po i nxirnin,mua nk më lejonin ti shikoja. E çojnë djalin në spital me gjith shokun e vet Spiron, me makineri i sollën në jetë, filloi po ju punonte zemra ndërkohë unë isha në komisariat. Policia kur mori në tel spitalin i thanë që fëmijët erdhën në jetë por duhet të shohim reagimin. I çuan në Patër, bëra karta nga policia për nusen se e kam pa letra dhe vajtëm te spizëtali. Atje nk lejohej, por ne na lejoi, atij vetëm zemra i rrihte. Dy-tre ditë u munduam mos kthehej në jetë por fatkeqësisht jo.

Na thanë doktorët që fëmijët nuk shpëtojnë. Më thanë dëshiron të hysh brënda ta shohësh për herë të fundit? Unë u preva i thashë foktorit nuk mundem më. Hyri bashkëshortja. I thashë doktorit meqë djali nuk bëhet më por zemra i punon, nqse zemra e fëmijës tim shkon në çfardolloj trupi, qoftë fëmijë, Grek, Shqipëtar, Italian, Gjerman, çfardolloj, mund t'ja jepni, vetëm zemra e djalit tim të jetojë. Më falenderuan edhe familja tjetër e dhuroi. Nuk e bëra për asnjë interes por zemra e djalit të ndihej e gjallë. Qëndrova edhe dy ditë te shpija me qera që kisha në Greqi, pastaj kam marë djalin, pa asnjë lloj problemi nga shteti grek. Erdha në doganë as aty nk më thanë gjë,hodha firmën dhe erdha këtu', tha ai. 

Ai bën thirrje për ndihmë.

'Këtu jam në shtëpinë e sime vjerre, unë nk kam shtëpi, për atë shtëpi u nisa mora rrugën të bëhem si gjithë të tjerët, por i madhi Zot më dha një sprovë të rëndë që…shpirti im e di si po jetoj deri tani. Apeli im në këto momente është kaq: Të gjithë popullit që dëshiron se drejt me thënë, për një qëllim vajta, për një hall, për një shtëpi, për një diçka, po pati mundësi ndonj ndihmë sadopak e vogël të jetë për mua është gjë e madhe se për atë gjë vajta në emigrim pavarsisht se Zoti më kthehu në krahun tjetër, por prap e falenderoj. Ai na ka dhënë në këtë jetë dhe ai do të na marrë. Unë tani kam dy çupa dhe një djalë i kam të mëdhenj,këtë e kisha të pleqërisë,këtë që e ruanim si sytë e ballit na i mori Zoti', tha ai. 

Ngjarja tragjike ndodhi më 17 qershor në Greqi, ku 12-vjeçari shqiptar dhe shoku i tij, u mbytën në lumin Arahtho të Artës. Pavarësisht ndihmës së dhënë nga Ledian Goga, një emigrant shqiptar (që i nxori edhe nga uji) dy të miturit nuk arritën të mbijetonin.  

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?