U mbyt në lumin Seman, familja e 14-vjeçarit jetonte në kushte ekstreme! Akuzat se i ishte hequr ndihma ekonomike, Bashkia Roskovec: Të pavërteta

12 Gusht 2022, 11:31| Përditesimi: 12 Gusht 2022, 11:43

  • Share

FIER- Ergis Sakaj 14-vjeçari i cili u gjet i pajetë në lumin Seman të Roskovecit solli mjaft reagime në rrjete sociale pasi banorë të zonës rrëfyen vështirësitë ekonomike të kësaj familjeje.

Banorët treguan se i mituri punonte për të siguruar jetesën e tij dhe familjes së tij të cilët sipas banorëve jetonin në kushte shumë të vështira dhe se shisnin kanoçe. Viktima pati të njëjtin fat si vëllai i tij, i cili 10 vite më parë humbi jetën njëlloj si Ergisi, në të njëjtin lumë. Dëshmitë e fqinjëve zbuluan se kësaj familjeje i ishte ndërprerë kempi dhe se ishin familja më e varfër në zonë. Babai i viktimës, Novruz Sakaj kishte humbur jetën 3-4 më parë. Report Tv mëson se familja Sakaj ishin 6 fëmijë. 

Pasi tragjedia në fjalë mori mjaft vëmendje në media dhe hapi mjaft diskutime zëdhënësja e Bashkisë së Roskovecit në një deklaratë për media ka hedhur poshtë këto akuza duke thënë se përdoren për qëllime politike dhe jo politike. Sipas saj, familja Saka është trajtuar me ndihmë ekonomike para 4-5 viteve dhe për një arsye se një nga familjarët është larguar për emigrim u është ndërprerë kjo e ardhur. Bashkia Roskovec do të bëjë të mundur varrimi për 14-vje­çarin.

‘Bashkia e Roskovecit i shpreh ngushëllimet familjes Sakaj për humbjen e parakohshme të djalit të tyre. Sa i përket akuzave në rrjete sociale ky është një veprim i turpshëm që individë i përdorin për qëllime të caktuara politike dhe jo politike.

Familja Sakaj, konkretisht një nga vajzat trajtohet sot me kemp paaftësie në masën 11084 lekë. Një nga djemve u është ndërprerë pagesa për kemp aftësie në vitin 2014.

Nga informacioni zyrtar, familja Sakaj është trajtuar me ndihmë ekonomike përpara 4-5 viteve dhe për arsye se një nga familjarët është larguar për emigrim, ju është ndërprerë kjo e ardhur nga sistemi. Pas kësaj, ata nuk janë paraqitur për të aplikuar në sistem për ndihmë ekonomike. Duam të sqarojmë se si ndihma ekonomike dhe trajtimet me kemp paaftësie nuk kanë varësi miratimi nga Bashkia, por nga institucionet e tjera qendrore.

Megjithatë bashkia Roskovec, përveç ndihmës financiare do sigurojë edhe varrin si dhe do të bëjmë të mundur për ta përfshirë këtë familje në fondin e 6%-it të ndihmave ekonomike.’- tha ajo.

Si ndodhi ngjarja:

I mituri, Ergis Sakaj u mor nga rrjedha e lumit Seman pasditen e së mërkurës, pasi ishte duke peshkuar. Trupi i pajetë  i 14-vjeçarit u gjet ditën e djeshme nga palombarët e forcave RENEA.

Deklarata e Bashkisë së Roskovecit

Certifikata familjare e familjes Sakaj

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?