U mbyt më 5 prill në lumin Fan të Mirditës teksa u përpoq të merrte topin, gjendet trupi i pajetë 10-vjeçarit

17 Prill 2022, 12:25| Përditesimi: 18 Prill 2022, 20:46

  • Share

MIRDITË- Trupi i pajetë i 10-vjeçarit që u mbyt në lumin Fan të Mirditës është gjetur ditën e sotme. Trupi i vogëlushit u pikas nga polumabrët te diga e Hecit të Repsit, aty ku ishin përqendruar kërkimet prej tre ditësh. Trupi u gjet në thellësinë 7 metra, disa kilometra nga vendi ku është mbytur.

Polumbarët e Vlorës dhe Shkodrës, bënë të mundur nxjerrjen e trupit të fëmijës i cili u dërgua në morgun e spitalit të Mirditës, e pas ekspertizës mjeko-ligjore do të tërhiqet nga familjaret për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

10-vjeçari Sevastian Laska, më 5 prill u përpi nga rrjedha e lumit Fan të Mirditës, teksa tentoi të merrte topin i cili i ra në ujë ndërsa po luante luante bashkë me të vëllanë dhe bashkëmoshtarët. Në një moment topi ju ka rënë në lum dhe 10-vjeçari është hedhur për ta kapur. Ngjarja rrezikoi të merrte përmasa dhe më tragjike, pasi në tentativë për t’i ardhur në ndihmë vogëlushit rrezikoi jetën edhe vëllai i tij 3 vite më i madh.

Kërkimet për trupin e pajetë të 10-vjeçarit kishin nisur prej 12 ditësh, nga momenti kur ndodhi ngjarja tragjike.

10-vjeçari Sevastian Laska

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mario: 18/04/2022 07:21

    I lehte dheu. Zot merre afer vetes.

    Përgjigju
  • Furrxhiu: 17/04/2022 23:14

    Dhimbje e pakrahasueshme, derrmuese per prinderit. Sevastian, u prefsh ne paqe!

    Përgjigju
  • LORA: 17/04/2022 15:19

    Dhimbje e madhe per humbjen e jetes se djaloshit Sevastian Laska. Ishte aksident fatal per te dhe familjen e tij. Ngushellim Prinderve.

    Përgjigju
  • Prind: 17/04/2022 13:39

    Engjëll i vogël, u prehsh në paqe! Dhimbje e madhe. Ngushëllime familjes.

    Përgjigju
  • Rrapi: 17/04/2022 12:52

    Te prehesh ne paqe vogelush ngushellime familjes o zot...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?