Tamponi negativ, skaneri pozitiv/ Mbyllet reparti i kirurgjisë, infermieri dyshohet me COVID, mjeku: Kemi dezinfektuar sallën, puna do vijojë

11 Shtator 2020, 10:22| Përditesimi: 11 Shtator 2020, 13:34

  • Share

Reparti i kirurgjisë në spitalin rajonal "Omer Nishani" në Gjirokastër është mbyllur.

Shkak janë bërë dyshimet se një prej infermierëve të repartit është i infektuar nga koronavirusi.

Gazetari i Report Tv Piro Nase raporton se tamponi i tij ka rezultuar negativ por ndërkohë skaneri i ka nxjerrë prezencë të virusit në mushkëri.

Ndërkohë që mjekët e tjerë presin përgjigjet. Në total në spitalin rajonal janë marrë 20 tampone dhe aktualisht janë pezulluar të gjitha operacionet deri në një vendim të dytë.

Gjithashtu një prej sanitareve të repartit të pediatrisë do të karantinohet pasi ka pasur kontakt me ata të kirurgjisë.

Salla do të qëndrojë e mbyllur deri në pritje të përgjigjeve për të gjithë personat.

Ora 12:10
Mjeku i kirurgjisë: Salla është dezinfektuar, do vijojë normalisht puna (VIDEO)

Për mbylljen e repartit të krirugjisë në spitalin rajonal "Omer Nishani" në Gjirokastër ka reaguar mjeku Roland Karalli.

Për Report Tv ai thotë se shërbimi i kirurgjisë vijon normalisht dhe se salla e operacioneve është dezinfektuar për të filluar sërish nga puna.

"Në spitalin tonë shërbimi i kirurgjisë funksionon në mënyrë normale me shtrime, ndjekje të të sëmurëve, punën e mjekëve dhe të infermierëve nuk kemi asnjë defekt. Përsa i përket sallës duke qenë se u dyshua për një person me koronavirus, e mbyllën disa ditë dhe e dezinfektuam e më pas do e hapim dhe shërbimi i kirurgjisë do të funksionojë normalisht" - tha mjeku Roland Karalli.


Lajmi kryesor:

'63 raste për 100 mijë banorë në 2 javët e fundit'/ Ministria e Shëndetësisë: Shifrat kanë pësuar një ulje të lehtë! Sot 161 të infektuar dhe 3 viktima (VIDEO)


B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?