Skema e mashtrimit te Fondi Besa! I riu vidhte të dhënat e qytetarëve dhe merrte kredi pa dijeninë e tyre! Shpallet në kërkim, arrest shtëpie për noteren dhe 3 punonjësit

3 Qershor, 15:14| Përditesimi: 3 Qershor, 21:52

  • Share

TIRANË- Një tjetër skemë mashtrimi me kreditë është zbuluar nga Krimi Ekonomik në Tiranë pas disa muajsh hetime, ndërsa kësaj radhe del në skenë Fondi Besa. Rreth 11 qytetarë kanë re pre e skemës së mashtrimit, nga një 34-vjeçar i identifikuar si Ledio Vrapi, banues në Gjermani i cili është shpallur në kërkim,ndërsa ndaj tij Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest në burg në mungesë, për akuzën e mashtrimit. 

Për 3 punonjësit e Fondit Besa, Lindita Ndroqi, Eros Aliu, Lindita Peçi është caktuar masa arrest shtëpie për veprën penale Mashtrimi. E përfshirë është edhe noterja Majlinda Demollari, për të cilën Gjykata e Tiranës po ashtu ka vendosur masën arrest shtëpie, si edhe i është vendosur masa e "Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

Si funksiononte skema e mashtrimit?

34-vjeçari Ledio Vrapi u kërkonte personave që kanë rënë pre e mashtrimit që të hapnin llogari bankare në emër të tyre pranë disa bankave të nivelit të dytë në vendin tonë. Personat në fjalë të afërt dhe të njohur të 34-vjeçarit në mirëbesim kanë rënë dakord që të hapnin llogaritë bankare, për të cilat 34-vjeçari u kishte thënë se do të hidhte shuma parash që i kishte përfituar nga emigrimi në Gjermani, por nuk donte që të gjitha këto para të kalonin të gjitha në emrin e tij pasi nuk donte që të tërhiqte vëmendjen e autoriteteve shtetërore.

Pasi kishte mashtruar qytetarët, në bashkëpunim me punonjëset e Fondit Besa, 34-vjeçari ka arritur të marrë kredi në vlerat 5 deri në 7 mln lekë të vjetra. Qytetarët i kanë tërhequr këto para dhe ia kanë dorëzuar 34-vjeçarit, pa e ditur se ishin mashtruar dhe se këto shuma të mëdha parash ishin përftuar në ‘kurriz’ të tyre. Si shpërblim për favorin e bërë, 34-vjeçari u kanë dhënë vetëm nga 500 mijë lekë të vjetra secilit.

Roli i punonjësve të Fondit Besa dhe noteres Majlinda Demollari

Ledio Vrapi duke gënjyer ka siguruar kopje të dokumenteve të identifikimit të 11 personave dhe ka përgatitur dosjen për kreditë dhe kontratat e kredisë, në institucionin financiar ‘Fondi Besa’ sh.a. Më pas me ndihmën e dy oficerëve të kredisë, Lindita Peçi dhe Eros Aliu, si edhe përgjegjësen e zyrës Lindita Ndroqi është bërë e mundur marrja e kredive dhe transferimi i shumave monetare në llogaritë bankare të 11 personave të mashtruar, informoi sot, 3 qershor, Prokuroria e Tiranës.

34-vjeçari kishte përvetësuar fotot e kartave të identitetit të 11 personave dhe e gjithë procedura e aplikimit dhe marrjes së kredisë është bërë në shkelje të ligjit. 11 personat e mashtruar nuk janë paraqitur asnjëherë në zyrat e Fondit Besa për të nënshkruar ndonjë dokument për marrjen e kredive, as nuk kanë nënshkruar kontratat noteriale dhe madje as nuk kanë pasur dijeni për ekzistencën e këtyre kredive në emër të tyre. 3 punonjësit e Fondit Besa edhe pse ishin në dijeni se këta persona s’janë paraqitur ndonjëherë në zyrë për të dorëzuar dokumentacionin apo për të firmosur, kanë vijuar me plotësimin e dosjeve për aplikimin e kredisë me të dhëna të falsifikuara.

"Personat e dëmtuar nuk janë paraqitur ndonjëherë në zyrat e institucionit financiar ‘Fondi Besa’ sh.a, nuk kanë nënshkruar ndonjë dokument për marrjen e kredive, nuk kanë nënshkruar kontratat noteriale për marrjen e kredive, nuk kanë pasur dijeni në lidhje me ekzistencën e kredive në emër të tyre. Punonjësit e institucionit financiar ‘Fondi Besa’ sh.a kanë qënë plotësisht në dijeni të faktit se personat e dëmtuar nuk janë paraqitur në zyrat e tyre, për të aplikuar për kredi dhe për të dorëzuar dokumentacionin e kredisë, por kanë plotësuar dosjen e aplikuesve me dokumente me përmbajtje të falsifikuar", njofton Prokuroria. 

Në skemë është e përfshirë edhe noterja Demollari, e cila ka kryer noterizimin e kontratave totalisht në shkelje të ligjit, pasi 11 personat e mashtruar nuk janë paraqitur asnjëherë për nënshkrim. Po ashtu, Prokruroria thotë se 34-vjeçari në dokumentet për aplikimin e kredisë ka paraqitur të dhëna të rreme lidhur me adresat e banimit dhe të dhëna të tjera për 11 personat, por pavarësisht kësaj Demollari ka kryer noterizimin e kontratave.

Masat e sigurisë të vendosura nga Gjykata e Tiranës më 3 qershor 2024
- Noterja Majlinda Demollari, 55 vjeçe, banuese në Tiranë! Masa arrest në shtëpi e dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe masa e “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale të “Falsifikimi i dokumenteve”.
- Përgjegjësja e zyrës për kredinë në Fondin Besa, Lindita Ndroqi 55 vjeçe, banuese në Tiranë!  Masa arrest në shtëpi e dyshuar për veprën penale "Mashtrimi”.
- Oficerja e kredisë në Fondin Besa, Lindita Peçi 39 vjeçe! Masa arrest në shtëpi e dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”. 
-Oficeri i kredisë në Fondin Besa, Eros Aliu, 33 vjeç, banues në Tiranë! Masa arrest në shtëpi i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”.

Raportoi për Report Tv gazetari Sokol Dema

Punoi lajmin për Shqiptarja.com, gazetarja Sibora Elezaj

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Njoftimin e Prokurorisë së Tiranës

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • HAJDAR REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 05/06/2024 20:55

    Por kur nuk ka shtet do lulzoin wc e ndyra e do qelbin Shqiprin siç jan kta mashtrusit ordiner kredit dhënës flliqsir.

    Përgjigju
  • Bananarepublik: 03/06/2024 21:08

    Imagjino qelbesirllekun e shqipfolsave te pas 2000.. me emra si Eros Aliu

    Përgjigju
  • Ta rras lala: 03/06/2024 17:05

    Kur i mashtroi Sudja shqiptaret, qe ishte pa shkolle jo keta qe kane kryer shkollen e djallit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?