FOTO+VIDEO/ U votuan nga Kuvendi, betohen sot në presidencë Mete dhe 2 ministrat e rinj, Gonxhja e Pirdeni

16 Janar, 12:02| Përditesimi: 16 Janar, 12:22

  • Share

Një ditë pasi mazhoranca miratoi mes kaosit dhe zhurmës së deputetëve të Rithemelimit, dekretin e presidentit për emërimin e tyre, janë betuar sot në presidencë, tre ministrat e rinj të kabinetit qeveritar.

Me praninë e presidentit Bajram Begaj, u betuan Adea Pirdeni, Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Blendi Gonxhja, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Ervin Mete, Ministër i Financave, u betuan përpara Presidentit të Republikës pas leximit të formulës së posaçme.

Presidenti Bajram Begaj, u dorëzoi ministrave dekretin përkatës të emërimit duke i uruar suksese në detyrën e tyre.

8 janar, kreu i qeverisë Edi Rama njfotoi ndryshime në kabinetin qeveritar, duke me dije formimin e ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit me ministër Blendi Gonxhen.

Me këtë vendim, u shkri ministria e Kulturës, me Elva Margaritin që u largua nga kabineti, ndërsa zvogëlohet portofoli i Ervin Metes, i cili tashmë do të jetë ministër vetëm i Financave. Gjithashtu me ndryshimin e fundit, Rama riktheu Inovacionin, sektori i cili gjatë mandatit 2013-2017 të qeverisë Rama ka qenë ministri më vete që drejtohej nga Milena Harito.

Pak ditë më vonë më 11 janar, kryeministri Rama njoftoi se do të krijojë një ministri Shteti për Administratën Publike dhe Anti-Korrupsionin. Në krye të saj, Rama propozoi emërimin e Adea Pirdenit.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • tomi: 16/01/2024 22:20

    O Z Mete hiqe ate drejtorin e ATK se ka lene nam ka 7 vite edhe emrin e vet se ka msu! Turp qe jane drejtuesa kete prototipa...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?