Pak ditë pasi u mor i pandehur nga SPAK, anëtari i Komisionit të Posaçëm të Apelimit (KPA), Ardian Hajdari është pezulluar nga detyra. Vendimi është marrë në mbledhjen e Gjyqtarëve.
Pak ditë më parë SPAK mori të pandehur Ardian Hajdarin, anëtar i KPA-së, duke i komunikuar akuzat për fshehje të ardhurash dhe deklarim të rremë pasurie. Hajdari është kallëzuar penalisht në qershor 2020 nga ish-magjistratët Antoneta Sevdari, Elsion Sadiku dhe Ervin Metalla.
I njëjti kallëzim është bërë edhe për i ish-anëtarin tjetër të KPA-së, Luan Daci, i cili tashmë ka marrë dënimin nga GJKKO dhe më pas u shkarkua nga detyra. Ai u dënua me 6 muaj burg konvertuar në një vit shërbim prove dhe kushtin që mos ushtrojë funksione publike. Hetimet e SPAK bindën Gjykatën e Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit dhe Apelin e GJKKO të dënojë Luan Dacin me akuzën e falsifikimit.
Tani në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit kanë mbetur vetëm 5 anëtarë duke qenë se sipas ligjit Ardian Hajdari u pezullua nga detyra.
E meriton. Nuk duhen nallbanë në atë institucion. Nuk mund të gjykojë të tjerët kur vet ka vese në profesion.
PërgjigjuSpaku te merret me dosjet e peshqeve te medhej se keta koleget e tyre jane te perlyer dhe mbrojne njeri tjetrin
Përgjigjue meriton
Përgjigju