Informacionet sekrete dhe dilemat e gazetarit, Dervishi: Nuk duhet të publikohen informacionet e servirura nga krimi për qëllime të krimit

19 Dhjetor 2023, 21:19| Përditesimi: 20 Dhjetor 2023, 07:08

  • Share

Debati në ‘Repolitix’ për publikimin e dokumenteve sekrete dhe të ndjeshme! Deri ku shkon misioni i gazetarit dhe a duhen publikuar informacionet që merr nga grupet kriminale.

Gazetari Ferdinand Dervishi tha ne emisioni ‘Repolitix’ në Report Tv se iformacionet duhet të përgjidhen dhe se nuk mund t ëpublikone informacione të servirura nga bandat kriminale. Vetë gazetari pohoi se është përballur me raste kur kriminelë i kanë ofruar para me qëllim mbrojtje e tij mediatikisht, por tha se diçka të tillë e kishte refuzuar. Megjithatë një tjetër koleg kishte publikuar dhe madje kishte bërë edhe një speicale.

‘Gazetari duhet të përzgjedhë lajmin dhe të shohë se nëse ai lajm që po merr është i vërtetë dhe ai i shërben publikut. Nëse ai i shërben publikut duhet të publikohet, nëse i shërben bandës s’duhet të publikohet. Do të tregoj një histori, më shkruante një personazh me mbiemrin e tim... e kisha kushëri të largët. E verifikova se kush është, e kuptova se çfarë donte dhe u largova prej tij. Nuk bëra asgjë e kuptova se për çfarë më donte donte që ti bëja një mbrojtje mediatikisht. Kur shoh që pas një refuzimi nga ana ime, kur shoh një koleg i kishte kuptuar një speciale. Tek ai rasti që unë po flas ishte punë lekësh, unë nuk i mora, dikush tjetër i mori.

Gazetari në Shqipëri është krejt jashtë misionit të saj. Mbi 90% të mediave shkojnë pas partive politike, shumë pak media dhe gazetarë janë ata që janë aty ku duhet. Nëse do të themi se 90% e gazetarisë shqiptare, nuk punon për shoqërinë shqiptare, por për politikën. Një pjesë punon edhe për krimin. Kjo është ajo që në vë ne në një pozitë të ulët. Pra në flasim për Eltonin por mos harrojmë që e gjithë gazetaria ka shumë probleme në Shqipëri. Nuk është në shërbim të popullit, por politikës.’- u shpreh Dervishi.

Gazetari Dervishi po ashtu tregoi një rast kur krimi pagoi mediave 40 mije euro qe të bënin publik kundërshtarët.

‘Bandat janë shumë të interesuara pasi në Shqipëri përpunimi i opinionit publik ka ndikuar në prokurori në gjykata shqiptare vazhdimisht, nuk e di tani në SPAK. Nuk po shkoj më tej... shiko Sali Berishën se çfarë bën për të mbrojtur dhëndrin. Opinioni publik edhe përmes gazetarëve, hapësirave televizive përpunohet sepse është arritur gjithmonë qëllimi. Na ndodh që njerëz të mirë të këtij vendi që kanë vajtuar në dyer të prokurorive, gjykatave për vite me radhë nuk e kanë zgjidhur dot dhe vijnë dhe shohin mediat si derën e fundit për tu ardhur në ndihmë. Nuk duhet të ishte kështu duhet të punonin institucionet. Kur them e përdorin të gjithë e përdor dhe ai që është nga fshat i shkretë i humbur, e përdor dhe Sali Berisha e përdor edhe krimi. Ka raste, një rast të fundit që ma pohuan të një ngjarje jo shumë të vjetër, u bë një përplasje mes policisë e një grupi pak të njohur kriminal. U bë një ngjarje e bujshme, e kapën kamerat. Kush është ky grup... që për herë të parë shqiptarët u njohën me këtë grup. Para jo më pak se 2-3 javësh me tha dikush që i njihte mirë... që grupi konkurrent kriminal, i atij grupi të panjohur kriminal që ishte shumë i fuqishëm undergraund, që e kishte vënë këtë para, pagoi 40 mijë euro që ngjarja të bëhej publike në media. Pse? që ata të bëheshin të njohur, si Aldo Bare, që të bëheshin target i drejtësisë. Ideja është se gazetari duhet të bëjë përzgjedhjen.’- tha ai.

Ora 23:08
U mor në pyetje nga SPAK për 8 orë, Elton Qyno në ‘Repolitix’: U mbajta i mbyllur me çelës si kriminel! Prokuroria tha se materialin që kisha publikuar ishte sensitiv

1703021817_qyno.jpg

Gazetari Elton Qyno i cili mbulon sektorin e Prokurorisë dhe aktualitetit u mor në pyetje për rreth 8 orë më 13 dhjetor në ambientet e SPAK.

Në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv me gazetarin Denis Minga, Qyno tha se materialet kishin të bënin me dosjen e operacionit ‘Plumbi i Artë’, ndërsa shtoi se nuk kishin asnjë shënim se ishin ‘sekret i klasifikuar’.

'Janë materiale që kanë të bëjnë me dosjen e operacionit ‘Plumbi i Artë’ ndërkohë që një pjesë tjetër ka qenë sa i përket përgjimeve në SKY. Nuk kam pasur asnjë shënim sekret i klasifikuar sekret deri në 2 vjet. Këto dokumente asnjë nuk e ka dhe nuk kisha asnjë detyrim të mos e publikoja. Kam publikuar pasazhe që ndodheshin në këto dokumente. Nuk kam marrë shabllon dokumentin, por e kam përpunuar duke e ditur që ishin edhe pjesë e dosjes. ‘Plumbi i Artë’ ka shkuar në gjykim. Ato materiale u janë shpërndarë të pandehurve.'- tha Qyno.

Qyno tha se ka publikuar materiale, por të përpunuara. Sipas tij prokuroria e cilësonte materialin si sensitiv, i cili ishte ende në hetim. Qyno tha se u mbaj i mbyllur në një dhomë me derën mbyllur si të ishte ai krimineli.

Ata donin burimin për 7-8 orë. E cilësonin si një material sensitiv që nuk kishte zbritur në gjykatë. Ishte një material bisedat e njërit të të penduarve të drejtësisë tek rasti i Plumbit të Artë. Në kushtet kur kanë krahasuar informacionin që unë kisha kanë menduar se ky informacion ishte tepër sekret dhe nga ana tjetër vepruan në atë lloj forme që vepruan. Të më çojnë deri në atë pikë, sa të më shkojnë në shtëpi, të më kontrollojnë fizikisht, nuk mu duk normale. Kur ma bëjnë mua imagjino se çfarë mund tu bëjnë të tjerë. Ky informacion që nxora unë! U thirra për një njohje të thjeshtë dhe përfundova tek procedimi për shkak të nxjerrjes së sekretit hetimor. Ndenja 7-8 orë me derën mbyllur. A thua se isha unë krimineli që kisha bërë këtë gjëmën. Ata thonin se nuk është çuar në gjykatë pasi është procedim tjetër. Nuk ke pse ta hapësh këtë histori tani sepse ne do ta hapim në një moment tjetër.’- tha Qyno.

Sipas gazetarit, atij i është kërkuar që t’i kontrollohet telefoni dhe nga banesa i janë marrë sende personale. Sipas Qynos, prokuroria donte të dinte burimin e informacionit, e shtoi se është bindur tashmë se duhet të ndalonte publikimin e materialeve.

Janë marrë sende personale pa lidhje. Në shtëpinë e një gazetari mund të gjejnë. I kanë marrë të gjitha materialet në shtëpi. Asgjë nuk më kanë thënë. Mu vu në dijeni se kisha dhënë informacione shumë sensitive dhe janë në hetim. Unë u binda dhe vetë që duhet të ndaloja publikimin. Komunikimi im ka qenë shumë normal. Fakti që ata kërkuan telefonat unë këtu këmbëngula. Në tetor na është dhënë një paralajmërim edhe njerëzor dhe ligjor, por nuk na është kërkuar telefoni dhe nuk na janë kontrolluar xhepat dhe as telefonat. Nuk jemi mbajtur mbyllur me çelës. Ai donte burimin.’- u shpreh Qyno.

Gazetari Ferdinand Dervishi, u shpreh se problemi që SPAK kishte me këtë dosje ishte fakti se është pjesë e një hetimi.

‘Mesa kuptova është pjesë e një dosje ose është në hetim ose është pjesë e një hetimi. Ideja është se ke nxjerrë të dhëna që një person X është pjesë e dosjes dhe e kupton që ka dalë dhe ikën largohet. Ky është problemi që ka SPAK me gjithë këtë dosje. Puna është se në këtë rast dëmi është i madh. Ata njerëz marrin vesh që mund tu kërcasin prangat dhe mund të zhduken. Gazetari i vërtetë duhet t’i publikojë gjërat. Gazetari është i dëshiruar të bëjë publikimin e një akti korruptiv, e një akti që fshihet nga drejtësia.’- tha Dervishi.

Kujtojmë se marrja në pyetje e Elton Qynos u bë me kërkesë të prokurorit Behar Dibra me pretendimin për nxjerrje të akteve hetimore. Gazetarit i është kërkuar që të tregojë burimin që i jep informacionet, një kërkesë kjo që bie ndesh me parimin bazë të gazetarisë për të publikuar çdo lloj informacioni dhe për të mos zbuluar burimin.

Ora 22:03
Komunikime në ‘Sky ECC’/ Qyno: Bisedat janë mjaft të egra, të etura për gjak

 

Zbërthimi i bisedave në aplikacionin Sky ECC pritet që të zbardhë shumë ngjarje të rënda kriminale. Gazetari Elton Qyno në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, tha se bisedat janë shumë të egra ku njerëzit mendojnë vetëm për gjak.

‘Bisedat janë mjaft të egra ku njerëzit mendojnë vetëm për gjak. Janë biseda të vitit 2019 dhe 2021. Padyshim nëse do të ketë vullnet dhe punë për të çuar deri në fund aty të paktën nga kjo periudha nuk mbetet krim pa u zbardhur nëse është bërë.’- tha Qyno.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?