Këngëtarja e njohur Ariana Grande duket se e ka hedhur pas ndarjen me ish bashkëshortin e saj dhe ka nisur të bashkëjetojë me Ethan Slater.
Çifti vendosën që të jetojnë në Nju Jork, ndërsa “US Ëeekly”, duke cituar burime pranë çiftit, raporton se Ethan Slater tashmë e ka informuar ish-bashkëshorten e tij për zhvillimet e fundit në lidhjen e tij të re.
“Ethan ka informuar miqtë e tij dhe ish-gruan Lily J se ai tani jeton me Ariana Grande në Nju Jork.”
“Ata janë shumë të lumtur dhe shumë të mirë për njëri-tjetrin. Të gjithë miqtë e Arianës e duan atë”, vazhdoi i njëjti burim.
Dyshja u njoh në xhirimet e “Ëicked” në Londër, ndërsa lidhja e tyre u bë e njohur së fundmi.