Ashtu siç dihet tashmë, reperi i njohur Don Xhoni dhe modelja ruse Ariana Lirey, kanë ndarë rrugët përfundimisht dhe këtë gjë e bënë të ditur në mënyrë shumë të qartë në “Instagram”.
Lajmin e ndarjes së tyre e konfirmoi modelja përmes disa shkrimeve në “Instastory”. Pas disa akuzave nga Ariana, reagoi gjithashtu edhe reperi i cili u shpreh se për modelen ka një respekt të madh pasi ishte pjesë e jetës së tij dhe se nuk do ta harrojë asnjëherë.
Reperi gjithashtu tha se çdo gjë e ka një fund dhe e këshilloi modelen të mos luajë viktimën pasi nuk është e tillë.
Nga ana tjetër modelja ruse iu kundërpërgjigj duke i thënë se do t’i binte maska e djalit të mirë.
“Faleminderit për postimin prekës, por ne të dy e dimë pse e ke shkruar atë. Je mësuar me adhurimin e të gjithëve, ndaj qëndro me të. Ti bën muzikë të mirë, por do të bie maska e djalit të mirë. Faleminderit për gjithçka dhe lamtumirë”, u shpreh ajo
Disa ditë më vonë ish-i i Don Xhonit, reagoi sërish në ‘story’ dhe u shpreh se u nda me reperin pasi janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe se vendimin për t’i dhënë fund e ka marrë ajo.
“Edhe një herë them se as unë, as ai… nuk jemi të këqij. U ndamë sepse jemi të ndryshëm. Ai është një njeri i mirë, ai është një muzikant i mirë, shok, vëlla, bir…por njerëzit janë të ndryshëm, dhe ne thjesht nuk shkuam mirë.”, shkruan modelja.
E mesa duket pas të gjithë këtyre diskutimeve Ariana ka vendosur të vazhdojë jetën e saj, pasi ditën e sotme ajo ka postuar në “Instastory” një foto ku ndodhej në krahët e një personi tjetër.