FRANCË - Futbollisti i Nice në Francë, 22-vjeçari Alexis Beka Beka tentoi të hidhej nga lartësia e një ure në qytetin e Nicës mesditën e së premtes, duke u bindur pas shumë orësh nga policia që të zbriste. Futbollisti që bën pjesë edhe te moshat U-21 të Francës u ngjit mbi urën "Magnan", e lartë 100 metër dhe kërcënoi me vetëvrasje, teksa diçka e tillë erdhi pas ndarjes nga e dashura.
Sipas Actu Foot, shkak i tentativës për vetëvrasje është bërë ndarja e Beka Bekës nga vajza me të cilën ishte dashuruar. Ndërkohë që urgjenca, policia dhe zjarrfikëset shkuan në vendngjarje. Ekspertët negociuan dhe pas disa orësh bindën lojtarin që të zbriste nga lartësia e urës dhe të mos merrte aktin ekstrem. Rreth orës 14:30 mediet në Francë raportuan se ai tanimë u bind të largohej nga ura dhe gjendet në spital nën kujdesin e mjekëve, edhe pse në gjendje të rënduar psikologjike.
Edhe klubi i tij, Nice, dërgoi në vendngjarje një psikolog për të bindur lojtarin. Shokët e futbollistit francez kontaktuan me ish-të dashurën e tij, për të folur me të. Futbollisti ka zbritur nga ura dhe është shpëtuar nga zjarrfikësit. Siç raportojnë mediet franceze, forcat e policisë thonë se mesfushori i Nicës është shëndoshë e mirë.
Mesfushori i lindur në vitin 2001, Beka Beka ka nënshkruar kontratë me Nice në qershor të vitit 2022, klub i cili pagoi 14 milionë euro për kartonin e tij. I lindur në Paris, 22-vjeçari luajti 14 ndeshje sezonin e kaluar (ende zero paraqitje këtë sezon). Karriera e tij përfshin gjithashtu një përvojë në Rusi me Lokomotivën e Moskës dhe te Caen, klubi ku ai u rrit. Duke qenë prej vitesh pjesë e kombëtares franceze, mesfushori mori pjesë edhe në Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 2021.
Le milieu de l’OGC Nice ????⚫️ Alexis Beka Beka serait hors de danger et aurait été pris en charge par les services de secours .
— Nathan Rochefort (@NathanRochefor5) September 29, 2023
( ma vidéo date d’il y’a 20 minutes et à été prise sous le viaduc de Magnan) pic.twitter.com/vW36Jyfz0A
Ura në Nice ku Beka Beka kërcënoi me vetëvrasje
14:30 - Alexis Beka Beka, futbollisti i Nice që tentoi vetëvrasjen nga një urë në qytetin e Nice në Francë është bindur nga policia dhe specialistët që të zbresë dhe të mos kryejë aktin ekstrem.
Futbollisti ka zbritur nga ura dhe është shpëtuar nga zjarrfikësit. Siç raportojnë mediet franceze, forcat e policisë thonë se mesfushori i Nicës është shëndoshë e mirë.