Mjeku neurolog, Drini Dobi

U nda nga jeta prej COVID në një spital në Itali! Nisma prekëse e mjekëve për doktor Drini Dobin: Ta presim në Rinas

12 Dhjetor 2020, 21:16| Përditesimi: 12 Dhjetor 2020, 21:20

  • Share

Mjeku i njohur neurolog në QSUT, Drini Dobi është ndarë nga jeta para disa ditësh, pasi u dërgua në një spital në Itali për t'u kuruar për COVID.

Kolegët e doktorit kanë marrë nismën nderuese dhe prekëse, për të pritur në Aeroportin e Rinasit arkëmortin që mban trupin e tij.

Lajmi është bërë i ditur nga doktor Maksim Basho. Me anë të një postimi në rrjete sociale ai u ka bërë thirrje të gjithë mjekëve të veshin bluzat e bardha dhe të dalin në Rinas.

Se kur do të vijë arkëmorti në atdhe me trupin e mjekut ende nuk dihet.

"Te dashur kolegë, miq dhe dashamires të dr.Drini Dobit..Është shumë i dhimbshem fakti që vëllai jonë, i miri, gojembli dhe i kudogjenduri Drini Dobi nuk është më mes nesh, per të na dhene nga kurajo, energjia dhe pozitiviteti i tij. Ndaj për të nderuar figurën e këtij njeriu të rrallë te shekullit ku jetojmë, simboli te mirësisë, profesionalizmit dhe urtësise, ftojmë të gjithë kolegët (të veshur me bluzen e bardhë), si dhe te gjithë dashamirësit e tij, të jemi të gjithë prezent kur trupi i pajetë i Drinit tone të mbërrije në Aeroportin e Rinasit.

Është minimumi që mund të bëjmë krahasuar me atë cfarë ka bere ai për të gjithë shqipëtarët! Le të jetë gjithashtu kjo një formë solidarizimi dhe respekti kundrejt gjithë bluzave të bardha që humbën jetën në luftën me këtë armik të tmerrshëm..

Ju perqafoj të gjithëve..Zoti ju bekoftë! P.S : Do ju njoftoj për ditën dhe orarin kur mbërrin në Rinas trupi i misionarit tone Drini dobit! Mjeku Drini Dobi u shua në moshën 51-vjeçare pasi rezultoi pozitiv me COVID-19 më 22 nëntor dhe me kalimin e kohës gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua", shkruan mjeku.

Komento

Komente

  • Mjeku: 13/12/2020 05:11

    Te kishte kerku ndihme Zotit tani do ishe mir,spitalet ne te gjith boten sot jan me pik pytje te forte,jan te etur per te vdekur nga kovidi,e keqja ju ktheft te keqive.

    Përgjigju
    • Je nje:: 13/12/2020 10:21

      DEBIL !Pusho legen idiot edhe mos ver pseudonim mjek se je SHKENCETAR lopcar edhe kurohesh me hirr dhe lutu zotit.....Ishallahhhh te zente COVID edhe lutu zotit dhe mos shko ne spital . Nderime te madhit doktor Drini

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?