Mjeku neurolog, Drini Dobi

U nda nga jeta prej COVID, Rama fjalë prekëse për mjekun Drini Dobi: Humbja e tij krijon ndjesinë pështjelluese të një boshllëku të veçantë

10 Dhjetor 2020, 08:02| Përditesimi: 10 Dhjetor 2020, 08:47

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta prej COVID të mjekut të njohur neurolog të QSUT, Drini Dobi, i cili prej ditësh ndodhej i shtruar në një spital në ItalI.

Rama shkruan në “Facebook” se është e madhe “keqardhja për çdo jetë të humbur në harkun e këtij viti të pamëshirshëm ndaj shëndetit të njeriut, por këtu shton se humbja e shpëtimtarëve e kujdestarëve të jetës, siç ishte edhe Doktor Drini, krijon ndjesinë pështjelluese të një boshllëku të veçantë.

"Doktor Drini Dobin nuk e kam njohur personalisht nga afër, por kam dëgjuar për të fjalët më të mira nga të gjithë dhe pamjen e tij të butë e kujtoj mirë. Së fundmi kam ndjekur përmes ministres, Ogertës, ecurinë e përballjes së tij me Armikun e Padukshëm, e më pas vështirësinë e madhe të krijuar nga ndërlikimet që u shfaqën në gjendjen shëndetësore të mjekut të nderuar.

Eshtë e madhe keqardhja për çdo jetë të humbur në harkun e këtij viti të pamëshirshëm ndaj shëndetit të njeriut, por humbja e shpëtimtarëve e kujdestarëve të jetës, siç ishte edhe Doktor Drini, krijon ndjesinë pështjelluese të një boshllëku të veçantë. Me këtë ndjesi e me lutjen që të prehet në paqe, i përcjell ngushëllimet e mia vëllazërore familjes, miqve e kolegëve të tij. Rrofshin dhe e kujtofshin gjithmonë", shkruan Rama.

Mjeku ka rezultuar pozitiv me koronavirus më 22 nëntor dhe që në fillim ka shfaqur simptoma të rënda shëndetësore. Pasi gjendja e tij shëndetësore u rëndua, neurologu u dërgua menjëherë në Itali për kurim të specializuar. Mjekët italianë dhanë fillimisht shpresë për kurimin e tij nëse i sigurohej shtrimi dhe trajtimi në spital për disa javë.  Familjarë dhe të njohur të mjekut bënë thirrje qytetarëve për të ndihmuar financiarisht për trajtimin e tij në spital, por fatkeqësisht Bello nuk ia ka dalë dot ta fitojë këtë betejë.

Komento

Komente

  • Endri: 10/12/2020 21:24

    Nje mjek fantastik dhe nje perkujdeses i cmuar ndaj pacienteve! U prehsh i qete duke ditur se le maksimumij ne kete toke

    Përgjigju
  • Shyqo Omega: 10/12/2020 15:18

    ...po nderkohe kafet dhe lokalet i ke hap dhe po te rrine plot,keshtu iu thuhet mjekeve dhe mesuesve shkoni dhe vrituni ne beteje ne emer te ketij pseudonormaliteti kafesh dhe lokalesh, dhe pastaj i ngushelloni per heroizmin e treguar,kjo eshte pa asnje kuptim,Shoqeria duhet te mbyllet ne emer te jetes, ekonomia dhe interesat e lidhura me te nuk kane asnje kuptim perballe humbjes qofte edhe te nje jete te vetme, jane me dhjetra mjeke te infektuar apo te vdekur,edhe ata jane njerez dhe prinder e bashkshorte ,por per me teper jane pikerisht ata qe do te kujdesen per jeten kur te kaloje pandemia, ruajeni jeten e mjekut se do tu duhet edhe per neser, Shqiperia duhet mbyllet , boll me vdekje qe nuk ngushellohen dot

    Përgjigju
    • SS it: 10/12/2020 17:40

      Dakort 100% ! Shume te drejt ke or mik,po ku i hyjne ne tru keto KryePsikopatit te AlbaColumbistanit!Mjere Shqipetaret!Zoti e ndihmoft

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?