Pete Davidson është ndarë nga Kim Kardashian dhe tani më është një lidhje me një tjetër yll. Ajo është Emily Ratajkowski. Modelja është divorcuar me Sebastian McClard dhe duket se e ka hedhur pas krahëve për të nisur një romancë të re.
“Pete dhe Emily janë në lidhje për disa muaj. Janë në fazat e hershme të marrëdhënies së tyre, por ata e pëlqejnë shumë njëri-tjetrin”, thotë një burim nga mjedisi i tyre për US Weekly.
Siç ka treguar i njëjti burim, çifti janë takuar përmes miqve të përbashkët dhe tërheqja mes tyre ka qenë e dukshme që në momentin e parë.
“Pete e bën Emily-n të qeshë shumë dhe i pëlqen sa e zgjuar është ajo ”, tha burimi.