Kultura

U nda sot nga jeta, kush ishte Pirro Mani që bëri shqiptarët 'të dashuroheshin' me 'ballistin Sali Protopapa'

3 Qershor 2021, 14:20| Përditesimi: 3 Qershor 2021, 14:22

  • Share

1622722855_unnamed.jpg

Pirro Mani që u nda sot nga jeta në moshën 89-vjeçare lindi në 14 prill të vitit 1932 në Korçë. Ai është një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar. Regjisor dhe pedagog i shkëlqyer, për 25 vjet punoi në Teatrin Kombëtar. Studioi në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, GITIS, në Moskë. Pas kthimit në atdhe u emërua regjisor i Teatrit “A. Z. Çajupi”, Korçë, të cilin e drejtoi me sukses për rreth tetë vjet. Që nga 1967 – 1992 ka qenë regjisor i Teatrit kombëtar, ku ka vënë me dhjetëra pjesë teatrale. Në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje. Është nderuar me shumë çmime. Është mjeshtër i regjisë e skenave masive, njohës i thellë i mizanskenës. Shfaqjet kulminante janë "Cuca e maleve", “Fytyra e dytë”, "Arturo Ui", "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", “Epoka para gjyqit”, "Nata e 12 -të", “Prometeu”, etj. Është angazhuar edhe në disa filma artistikë. Ka fituar shumë çmime dhe është nderuar me titullin e lartë “Artist i popullit”. Prej disa vjetësh jetonte në Nju Jork, SHBA, së bashku me të shoqen, aktoren e mirënjohur Pavlina Mani dhe familjen. Një prej personazheve më të njohur që ai skaliti përjetësisht në memorien e shqiptarëve është ai i 'ballistit Sali Protopapa' në filmin 'I teti në bronz'.


Lajmi kryesor:

Shuhet në SHBA në moshën 89-vjeçare Pirro Mani! Kryeministri Rama: Usta i madh i skenës kombëtare teatrore! Meta-Ruçi-Basha: Humbje e madhe


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?