U ndalua në Rinas pas kallëzimit të Noizyt, kush është Cllevio Serbiano dhe si nisi armiqësia e ‘gangos’ së Tik Tok-ut dhe reperit

16 Prill 2023, 12:26| Përditesimi: 16 Prill 2023, 12:48

  • Share

1681640808_1654593817pjimage3.jpg

Kleviol Ahmeti i njohur ndryshe si Cllevio Serbiano është ndaluar sot nga policia pas një kallëzimi të reperit Rigels Rajku (Noizy) pasi ky i fundit e ka kërcënuar me jetë në Tik Tok.

Por kjo armiqësi nuk është fare e freskët. Ky rivalitet mes dy personazheve të njohur në rrjete sociale, ka një dinamikë më të hershme.

Noizy, prej vitesh reper në estradën shqiptare shpesh e ka akuzuar se Cllevio përdor një gjuhë të ashpër ndaj tij, për famë. Noizy e ka bërë përgjegjës 36-vjeçarin edhe për tritolin e vënë në lokalin e tij në Durrës në qershor të 2022, ku është shprehur se i vetmi që ka konflikte është Kleviol Ahmeti.

Kjo ‘luftë’ mes dy të rinjve vijoi e ashpër edhe në rrjete sociale, ku secili prej tyre tregonte forcën me sharje, fyerje e ironi për njëri-tjetrin. Një muaj më pas, ata kanë pasur edhe një sherr fizik në lokalin e Rigels Rajkut, çka u pasua edhe me një arrestim të Kleviol Ahmetit në korrik të 2022. Por, pasi la qelinë dhe iu caktua masa “Arrest shtëpie”, Ahmeti rifilloi atë që kishte lënë pezull jashtë, duke vijuar kërcënimet dhe sharjet në rrjete sociale ndaj Noizyt.

“Kujtoni se kam frikë ngaqë më gjuajti ai? Nuk më ka dhënë popullaritet fare, se nuk ngrihem nga ata unë. Nuk shkova atje për grushta unë. Të më thoshte që mos të shkoja, por as po, as jo nuk tha. Ti je shumë i fortë, të kam thënë. Tani si është historia, po të bëj këtë sfidë, kam bërë ca ushtrime. Më shiko mirë, zgjedhe ditën, vendin, diku larg që të mos kesh lepurusha pas teje”, tha ai. “Kurse ty Crax, a e di çfarë do të bëj, ke dhjetë ditë kohë”, tha Kleviol Ahmeti aso kohe.

36-vjeçari nuk është i njohur vetëm për këngët. Në vitin 2014, emri i Clevios, u përfshi në historinë e avionit Piper që u rrëzua në Divjakë teksa transportonte drogë dhe armë. Bashkë me pilotin Italian Giorgio Riformato dhe disa shqiptarë të tjerë, Cllevio u hetua dhe u dënua me 10 vite burg, por përfitoi ulje me 1/3 e dënimit pasi iu pranua gjykimi i shkurtuar, duke u liruar në vitin 2020.


Lajmi kryesor:

‘Do të të vras, do të shkatërroj’, ndalohet Cllevio Serbiano në aeroportin e Rinasit! E kallëzoi Noizy: Më dha ankth e frikë me kërcënimet në Tik Tok


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?