Kronikë

U ndalua se transportonte emigrantë të paligshëm, 47-vjeçari korçar godet policin dhe dëmton makinën! Më pas arrestohet

23 Korrik 2020, 13:14| Përditesimi: 23 Korrik 2020, 13:16

  • Share

Një 47-vjeçar me inicialet Gj. M është arrestuar nga policia e Tiranës pasi është ndaluar në autostradën Elbasan-Tiranë duke transportuar emigrantë të palgjishëm.

Konkretisht personi në fjalë, banues në Korçë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në autostradën Elbasan-Tiranë, duke transportuar me mjetin tip "Benz", kundrejt fitimit , 5 shtetas, emigrantë të paligjshëm. Për të shmangur shoqërimin në ambientet e Policisë, ky shtetas ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë dhe ka dëmtuar mjetin e Policisë.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-A. B., E. Sh. dhe B. V., pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur;

-K. C., 19 vjeçe, pasi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u kap duke drejtuar mjetin pa leje përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?