Kronikë
Top 24

U ndaluan si bashkëpunëtorë të trafikantit të sirianëve, policia i gjen drogë në oborrin e banesës

28 Korrik 2019, 09:42| Përditesimi: 28 Korrik 2019, 09:46

  • Share

GJIROKASTËR- Gjatë aksionit ku u ndaluan gjashtë sirianë dhe trafikanti i tyre 20-vjeçar nga Memaliaj,  policia ka ndaluar edhe dy persona të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë vepër penale por edhe për kultivim të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit në banesën e dy bashkëpunëtorëve S.B. 26 vjeç dhe A.B, 21 vjeç, policia gjeti fidanë kanabisit të kultivuar në oborr.

Policia njofton se materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?