Çifti i njohur William Levy dhe Elizabeth Gutierrez, prej disa javësh po komentohen se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre shumë vjeçare.
Deri më tani ata preferuan të injorojnë gjithë zërat, por më në fund aktorja e njohur ka publikuar disa orë më parë një foto krah bashkëshortit të saj dhe disa miqve të tyre duke shkruar: “Na mungon Lala Land dhe na mungoni ju djema”.
Sigurisht me anë të kësaj fotoje, Elizabeth ka lënë të kuptohet se gjërat mes saj dhe bashkëshortit janë më mirë se kurrë dhe thashethemet nuk kanë ndikuar aspak tek ta. Levy vetë ka reaguar në postimin e partneres me një zemër.
Kjo nuk është hera e parë që çifti ka kaluar probleme, por ia kanë dalë të jenë sërish bashkë.
Komente
