Gjyqtarë e prokuror të dënuar/Komisioneri Publik: Duhet të kalojnë në sitën e vetting! Zbardhet ankimi për Ibrahim Hoxhën

3 Dhjetor 2020, 13:29| Përditesimi: 3 Dhjetor 2020, 17:34

  • Share

TIRANË- Mund të jenë në hetim, të dënuar apo shkarkuar, por nuk do të mund t’i shpëtojnë vettingut, për integritetin e tyre profesional e moral dhe pasurinë.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Komisioneri Publik kanë ankimuar ndërprerjen e vetingut ndaj ish-gjyqtarit në dhomën Civile të Tiranës Ibrahim Hoxha, pasi ai humbi postin si pasojë e dënimit penal.

Ish-gjyqtari i dënuar Ibrahim tashmë ka lënë qelinë, por Komisioneri Publik thotë se nuk ka asnjë shkak që Hoxhës t’i ndërpritet vettingu pasi nuk është dorëhequr, por shkarkuar për efekt dënimi.

Deri më tani, sipas aneksit G të Kushtetutës, i shpëtonin vettingut prokurorët e gjyqtarët e dorëhequr nga sistemi i drejtësisë.

"Kërkojmë që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit dhe, në zbatim të nenit 66, të ligjit nr. 84/2016, të vendosë:

- Ndryshimin e pikës 1 të dispozitivit të vendimit nr. 316, datë 17.11.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, me këtë përmbajtje: “1. Të deklarojë të ndërprerë procesin e rivlerësimit kalimtar, për subjektin e rivlerësimit, z. Ibrahim Faqe 7 nga 7 Hoxha, për shkak të humbjes së statusit të magjistratit, pasi është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi”; si dhe

- Të orientojë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për zgjidhjen e çështjeve të ngjashme mbi nevojën për saktësimin e bazës ligjore, arsyetimin ndryshe të vendimit dhe, sipas vlerësimit të Kolegjit, saktësimin e dispozitivit në pikën 1 të tij" - thuhet në dokumentin e ankimimit.

Ky nuk është rasti i parë që në radhët e sistemit të drejtësisë gjyqtar e prokuror kanë humbur postin pas dënimeve nga drejtësia dhe pranimi i kërkesës për t’i kaluar ata në vetting do të hapë një dritare që vetting t’u kërkojë atyre llogari për pasurinë.

Ibrahim Hoxha u përfshi në një aferë korruptive prej 6 milion lekë dhe në vitin 2016 u dënua me 2 vite burgim.

( Kliko këtu ) Ankim i Komisionerit Publik për ndërprerjen e procesit të vettingut për ish-gjyqtarin Ibrahim Hoxha

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Magdalem: 03/12/2020 14:12

    Ky qe ne Berat ka qene thjesht nje gjobaxhi, ne Tirane rra ne rrejte, duhet hetuar per pasurine se kapardisej me Veture BMW 740 me nje vlere rreth 50 mije euro

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?