Sport

Futbollistet e Bilishtit u ndjenë keq gjatë lojës, ndërpritet ndeshja me Partizanin! FSHF: Lojtaret lanë spitalin

15 Maj 2021, 15:30| Përditesimi: 15 Maj 2021, 16:08

  • Share

Ndeshja e futbollit të femrave mes Bilishtit dhe Partizanit është ndërprerë në fundin e pjesës së parë pasi disa lojtare të ekipit të Blinishtit nuk janë ndjerë mirë. Ata dyshohet se mund të jenë helmuar, ndërsa 3 prej tyre janë dërguar me urgjencë në spital.

Për rrejdhojë delegati i ndeshjes Endi Hyka ka vendosur të mbyllë këtu takimin.

Ndërkohë disa çaste më pas ka reaguar edhe Federata Shqiptare e Futbollit, e cila bën me dije se pasi janë dërguar në spital dhe kanë marrë mjekimin e nevojshëm futbollistet janë larguar.

Njoftimi i FSHF-së:

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të sqarojë dramën e klikimeve të krijuar ditën e sotme në lidhje me ndeshjen Partizani-Bilisht Sport, e vlefshme për javën e parafundit të Kampionatit Kombëtar të Futbollit të femrave.

Gjatë zhvillimit të ndeshjes së vlefshme për javën e 21 të kampionatit, 3 vajza të ekipit juglindor kanë shfaqur gjëndje të fikti. Menjëherë vajzat janë shoqëruar në spital me ambulancë, e sjellë nga klubi pritës, KFF Partizani, që kanë qëndruar sëbashku me delegatin e ndeshjes, pranë vajzave. Tre futbollistet pasi kanë kryer analizat e nevojshme kanë lënë ambientet e Spitalit.

I bëjmë thirrje të gjithë mediave që të jenë shumë të kujdesshme në raportimin e ngjarjeve të tilla, duke parë që kanë të bëjnë me emocione të lojtareve, prindërve dhe të afërmëve të tyre. Në garën e ekslusiveve dhe klikimeve duhet të tregojmë sëpaku humanizëm dhe profesionalizëm.”

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?