Kultura

U ndoq nga 12.6 mln vetë, mbyllet nata e parë e Sanremos! Këngët më të pëlqyera dhe mesazhi emocionues i Papa Françeskut

12 Shkurt, 15:36| Përditesimi: 13 Shkurt, 09:56

  • Share

Brunori Sas, Giorgia, Lucio Corsi, Simone Cristiçhi dhe Achille Lauro janë pesë këngëtarët më të vlerësuar nga gazetarët televizizw dhe web në mbrëmjen e parë të Festivalit të Sanremos, tw martën në teatrin “Ariston” në Itali.

Festivali erdhi nën moderimin e Carlo Conti, Antonella Clerici (Kleriçi) dhe Gerry Scotti në një mbrëmje vërtet emocionuese.

Për t’u përmendur është mesazhi i Papa Françeskut për muzikën, e cila sipas tij “është bukuri dhe instrument paqeje” deri te spektakli i Jovanottit dhe performanca e izraelites Noa dhe palestinezes Mira Awad që këndojnë së bashku “Imagine” të John Lennon në hebraisht, arabisht dhe anglisht.

Sipas shtypit italian, suksesi i natës së parë të Sanremos tashmë është i konfirmuar. Kanë qenë 12.6 milionë shikues, që ndoqën natën e parë të Festivalit, që këtë vit shënon edicionin e tij të 75-të.

Të 29 konkurrentët e Festivalit të Sanremos u ngjitën për herë të parë në skenë, ndërkohë që do të vijojnë të interpretojnë çdo natë dhe audienca sigurisht do të luajë një rol kyç në vendosjen e fatit për secilin garues.

Festivali i Sanremos këtë vit shënon edicionin e tij të 75-të dhe do të zhvillohet deri më 15 shkurt 2025, me pesë mbrëmje në Teatrin Ariston. Çdo mbrëmje, duke filluar nga ora 20:40, shikuesit do të kenë mundësinë të ndjekin performancat e artistëve në Rai 1, Radio 2 dhe RaiPlay.

Sanremo 2025 paraqet emra të njohura por edhe talente të reja muzikore, dhe po ashtu shënon rikthimin e madh të Carlo Conti si mikpritës dhe drejtor artistik të këtij festivali me super të ftuar si Jovanotti, Francesco Gabbani, Irama dhe Lucio Corsi.

Këtë vit ka edhe disa ndryshime në rregullore, me futjen e Jurisë së Radios, e cila i shtohet jurive tradicionale, ndërkohë që si gjithmonë, renditja përfundimtare do të përcaktohet nga tre juri: televotimi, juria e shtypit dhe juria e radios.

Artistët konkurrues do të performojnë çdo natë, ku audienca do të luajë një rol kyç në vendosjen e fatit të garuesve. Çdo natë, votat do të çojnë në krijimin e një renditjeje që do të ndikojë në finale, por që gjithçka mund të ndryshojë në minutën e fundit.

G.K/B.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?