Sociale

U ndërtua 5 vite më parë, rruga Rrëshen- Burrel tërësisht e amortizuar

13 Shtator 2018, 18:44| Përditesimi: 13 Shtator 2018, 19:09

  • Share

Rruga nacionale që lidh Rreshenin me Burrelin është kthyer në makth për banorët të cilët jetojnë në zonat rreth saj.

Rruga është ndërtuar para 5 vitesh, por gjendja në të cilën ajo paraqitet duket se ky investim është bërë në mënyrën me të keqe të mundshme.

Në të gjithë gjatësinë e saj rruga ka gropa dhe në shumë vende edhe rrëshqitje duke u kthyer në rrezik serioz për drejtuesit të mjeteve.

Me thënë të drejtën është skandaloze.

Drejtues mjetesh

Jemi 10 fshatra që pretendojmë më shumë. Cilësia është shumë e dobët, janë hedhur vetëm 10 centimetra asfalt.

Drejtues mjetesh

Ndërkohë janë edhe 10 fshatra banorët e të cilëve përdorin këtë rrugë për të shkuar në qytetet përkatësi si në Burrel ashtu edhe në Reshen.

Pavarësisht ankesave të shumta nga ana e banorëve asnjë prej institucioneve nuk ka marrë masa për përmirësimin e gjendjes së rrugës.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • pashke: 19/12/2019 21:58

    Shum bukur

    Përgjigju
  • sa bukur: 14/09/2018 06:35

    se pas vdekjes se rruges vjen rilindja e rruges

    Përgjigju
  • Ne burg: 13/09/2018 20:12

    Pse nuk beni kallezime por vetem llafe keni. Ne burg firma kontraktuale qe ka kryer punimet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?