Misioni i parë në Hënë i Rusisë pas gati 50 vitesh nuk pati sukses. Sonda Luna-25 u përplas në sipërfaqen e Hënës dhe pushoi së ekzistuari, ka njoftuar agjencia ruse e hapësirës Roscosmos.
Një "situatë anormale" siç e quajti agjencia ruse hapësinore Roskosmos në njoftimin e saj ka ndodhur në anijen kozmike ruse Luna-25, teksa përgatitej të hynte në një orbitë uljeje hënore në polin jugor të Hënës.
Ekspertët nxituan për të analizuar problemin, por detaje të tjera nuk u bënë publike.
Ky ishte misioni i parë i Rusisë në Hënë në pothuajse 50 vjet.
Anija kozmike ishte planifikuar të ulej të hënën për të eksploruar një pjesë të Hënës që shkencëtarët mendojnë se mund të mbajë ujë të ngrirë dhe elementë të çmuar.
Roscosmos, korporata shtetërore ruse e hapësirës, tha të dielën në mëngjes se kishte humbur kontaktin me Luna-25 pak pas orës 14:57 të shtunën.
“Aparati u zhvendos në një orbitë të paparashikueshme dhe pushoi së ekzistuari si rezultat i një përplasjeje me sipërfaqen e Hënës”, thuhet në një deklaratë.
Asnjë vend nuk ka zbritur ndonjëherë në polin jugor më parë, megjithëse SHBA dhe Kina kanë zbritur butësisht në sipërfaqen e Hënës.
Hëna te dera e shtëpisë është. A ka pamje ku shihen copat në sipërfaqen e Hënës?
Përgjigju