Dy të rinj shqiptarë kanë dalë përpara drejtësisë gjermane, pasi janë kapur në një “hotel bari” në Mettmann
Eugert Q. 21 vjeç dhe Erblin S. 32 vjeç kujdeseshin për më shumë se 1400 bimë kanabis në një hotel të braktisur me 48 dhoma, ndërsa sipas mediave vendore kishin të ardhura vjetore 2 milionë euro.
Sipas avokatëve të tyre mbrojtës, të dy të pandehurit u joshën në Gjermani me premtime të rreme. Sic thanë avokatët, shqiptarët u nisën për të punuar në ndërtim, por personat që ia kishin premtuar këtë punë, i cuan në “shtëpinë e barit”. Ata janë vënë në pranga vetëm 2 javë pasi mbërritën në Gjermani në vitin 2021.
Të rinjtë kanë në paraburgim plot 7 muaj, ndërsa më 1 qershor pritet të merret vendimi përfundimtar për fatin e tyre.
kanabisi që kultivonin të rinjtë