Ermal Hoxha dhe Rezarta Shkurta

VIP & Spektakël

"U njohëm pasi bëmë aksident", Rezarta Shkurta rrëfen takimin e frikshëm me bashkëshortin

12 Korrik 2018, 22:08| Përditesimi: 12 Korrik 2018, 22:30

  • Share

Rezarta Shkurta është shkëputur nga muzika prej kohësh dhe po i dedikohet biznesit të saj e rritjes së vajzës së vogël, Hera. Siç dihet, këngëtarja shqiptare është e martuar me nipin e Enver Hoxhës, Ermal Hoxhën,  i cili aktualisht po vuan dënimin në burg për shkak të çështjes ‘Xibraka’ dhe laboratorit të drogës.

Rezarta e ka shprehur gjithmonë mbështetjen për burrin e saj dhe së fundmi me anë të një fotoje në rrjetet sociale ka treguar edhe mënyrën e frikshme sesi janë njohur. Një fans e ka pyetur: “Është e vërtetë që je njohur me Ermalin pasi keni bërë aksident apo më kanë thënë gënjeshtër?”

(Foto e publikuar nga Rezarta Shkurta)

“Nuk të kanë gënjyer, është e vërtetë,”- është përgjigjur këngëtarja duke e shoqëruar foton me dy makina që përplasen.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?