U njohën në moshën 13 vjeç dhe i kërkoi dorën kur ishte 15...! Historia e dashurisë së efektivit dhe bashkëshortes së tij që e tradhtoi me shefin e ERE

22 Gusht, 10:53| Përditesimi: 22 Gusht, 10:56

  • Share

Tirane- Një ndër ngjarjet e rënda të ndodhura ditët e fundit ishte dhe plagosja e inxhinierit të Entit Rregullator të Energjisë, Lorenc Kosta nga efektivi Erjon Goxhara.

Shkak për këtë ngjarje u bë lidhja jashtëmartesore e bashkëshortes së efektivit.

Erjon Goxhara iu dorëzua drejtësisë pas 48 orësh në arrati,  ndërkohë gazetari Dritan Laçi tregon se  historia e dashurisë së efektivit me bashkëshorten, dashuria e të cilëve ka lindur qysh fëmijë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Laçi tregon se efektivi me bashkëshorten u dashuruan që kur ajo ishte 13-vjeç dhe më pas dy vite më vonë, kur ajo mbushi 15 ata u martuan. Nga martesa e tyre lindën dy fëmijë.

Erjon Goxhara kontribuoi edhe në shkollimin e bashkëshortes së tij që ajo të fitonte një diplomë dhe të ishte e aftë për t’iu bashkuar tregut të punës.

Por, fatkeqësisht gjërat mes çiftit filluan të ndryshojnë ndër vite, deri tek tradhëtia dhe prita tek ‘Komuna e Parisit’ ku dhe e ka qëlluar për ti dhënë një mesazh Kostës dhe bashkëshortes së tij

Postimi i plotë i gazetarit:

Ai ishte dashuruar me te qe kur ajo ishte ne moshen 13 vjecare. Me pas kur ajo mbushi 15 vjec ai kerkoi doren e saj te prinderit dhe keshtu ata u martuan. Nga kjo martese linden 2 femije, te cilet sot jane djali 21 vjec dhe vajza 18 vjece. Duke qene se e kishte marre te vogel dhe pa shkolle, Erjoni vendosi qe te mos ia kufizoje arsimimin.

Keshtu, pasi ajo mbaroi ciklin e mesem, ai vendosi ta regjistroje te Universiteti 'Vitrina' dhe ajo te fitoje edhe nje diplome universitare, qe njekohesisht do ti siguronte edhe nje vend pune ne administrate. Por dramatikisht gjerat filluan te ndryshonin nje vit me pare.

Kur Erjonj mesoi se badhkeshortja e tij, vajza qe kishte dashuruar qe ne moshen 13 vjecare, me te cilen sot ka dy femije te rritur, kishte krijuar nje raport jashtemartesor me shefin e saj ne ERE (Enti Rregullator i Energjise).

Kete raport e kishte pranuar edhe vete bashkeshortja e tij dhe kjo kishte krijuar nje trazim te forte ne familjen Goxharaj, saqe dy muaj me pare bashkeshortja e tij kishte lene banesen dhe kishte shkuar te prindetit e saj.

Ndërkohe qe Erjoni i kishte kycur edhe makinën në garazh. Tashme pjesa tjeter e historise dihet. Erjon Goxharaj, disa dite me pare ne emer edhe te familjes se shkaterruar, vendosi te qelloje me armen e sherbimit, drejtorin e gruas se tij, me te cilen thuhet se ajo kishte krijuar nje lidhje jashtemartesore.

Ai vendosi ta qelloje te kembet me pese plumba duke e filmuar momentin e renies se tij ne toke. Me siguri per tja cuar kete video gruas se tij, si per ti thene ja ke me tradhtove.

Dhe ndoshta me mendimin per ta lene invalid pasi nje polic i di shume mire anatomine e trupit te njeriut kur duhet te qelloje, ta plagose apo ta eleminoje. Gjithsecili pas ketyre rreshtave mund te gjykoje si te deshiroje. Kjo eshte historia e policit Erjon Goxharaj, qe sot vendosi te dorezohet ne polici pasi plagosi jaranin e se shoqes.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Koci: 23/08/2024 01:00

    Turp të ketë grua nënë e dy fëmijve ,kjo shkatrroj familjen shkatrroj burrin dhe fëmijt se ju krua zagarit

    Përgjigju
  • Rnnchx: 22/08/2024 13:51

    Mire ja ka bo zhulsit. Ta kishte rrjepur te gjalle. Ordiner. Zgjebs.

    Përgjigju
  • TAN UKA: 22/08/2024 12:49

    KAPITALIZMI I KA KETO PROBLEME

    Përgjigju
  • Kurvjari: 22/08/2024 12:29

    Universiteti Vitrina mos rri po duku...

    Përgjigju
  • Realiteti: 22/08/2024 11:50

    Kjo eshte drama me nje akt e mentalitetit te fshatareve qe nuk e perballojne dot jeten dhe zhvillimin ne qytet. Martohen fshataret qe 15 vjec e kuptoni apo jo? I blen diplome injoranti polic injorantes fshatare. Rezultati kjo drame e pare me qindra here. Mos na i shpifni me.

    Përgjigju
    • Gramoz: 22/08/2024 15:48

      Seshte mire me paragjyky por nga memaliaj jane 50% te ndare, eshte me statistike sidomos kur vijne ne tirane Hallakaten shohin qe ka jete tjeter dhe sdine ca bejne!

    • Tragjedi rurale: 22/08/2024 14:11

      Tragjedia e shoqerise, faktet tregojne se per provincialet nuk mjafton vetem diploma per te qene pjese e administrates. E kupton qe ERE ka juriste nje me trepllome Vitrine qe nuk ka bere te mesmen. Per cfare tjeter i duhej drejtorit ajo pervecse..... Kjo e para! E dyta Reparti Shqiponja i mbushur me rrugace, vrases, konsumues droge dhe trafikante ka patur komandant Gjinon nga memaliaj. Cfare te prisnim tjeter nga keta ne? E fundit, po anashkalohet fakti i pasurise( Vile ne mes te tiranes ky injoranti) dhe milionat cash ne shtepi. Eshte bere ndonje sekuestro?

    • Tragjedia e shoqersie: 22/08/2024 12:04

      Mos i leviz as nje presje. Sa vjec ishte ky kur kjo ishte 13 vjec? Edhe vendimin per te bere shkollen e paska marre ky dhe jo vete ajo. Me nje diplome gjen pune ne administrate ajo. Edhe ky efektivi me vile 4 kateshe i kyci edhe makinen nga inati ne garazhd. Perpiqen ta kthejne mentalitetin llume ne historine e Romeo dhe Xhuljetes. Patronazhistet filluan fushaten qe te shpetoje pa denim ky nipi i asaj edhe atij

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?