Mbreti Charles III

Shtohen problemet shëndetësore për Mbretin Charles III! Qëndron në spital disa ditë më shumë

29 Janar, 13:00| Përditesimi: 29 Janar, 13:03

  • Share

Ndërsa Princesha e Uellsit, Kate Middleton vijon të jetë e shtruar në spital për shkak të komplikimeve nga operacioni abdominal, tani edhe Mbreti Charles III duket se ka probleme, pasi po qëndron në të njëjtin spital, ku iu nënshtrua operacionit të prostatës, për më shumë ditë sesa ishte planifikuar fillimisht.

Sipas një burimi nga brenda Pallatit, plani fillestar ishte që monarku 75-vjeçar të shtrohej në spital për 2 ditë pas operacionit.

Mbreti Charles III i cili u pranua në Klinikën e Londrës të premten, ende nuk është lënë i lirë nga mjekët që e mbajtën në spital për të tretën ditë.

"Kuptohet që Charles do të qëndronte në spital vetëm për më shumë se dy netë nëse do të kishte një problem të papritur ”, tha burimi për The Sun.

Sipas burimeve spitalore, nata shtesë në klinikë “është rreptësisht paraprake”, por mund të ketë shkaktuar “shqetësim”.

Sipas Daily Mail, këto detaje vijnë pasi Pallati ka konfirmuar se monarkut mund t’i duhet të rikuperohet për një muaj, duke anuluar të gjitha detyrimet e tij gjatë kësaj kohe.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?