Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e ish-efektivit Jeton Lami, duke lënë në fuqi dënimin e tij me 2 vite e 10 muaj burgim.
Jeton Lami u dënua nga Gjykata e Lezhës, pasi ishte parë nën shoqërinë e Ervis Martinajt, para se ky i fundit të shpallej i zhdukur në gusht të vitit 2022.
Vendimi me 2 vite e 10 muaj burg që u la në fuqi edhe nga Apeli me Juridiksion të Përgjithshëm, u ankimua në Gjykatën e Lartë nga ish-efektivi Lami. Por edhe kjo gjykatë la në fuqi të njëjtin vendim.
Ervis Martinaj ishte person në kërkim ndërkombëtar, pasi Nuredin Dumani e akuzoi atë se i kishte premtuar 500 mijë euro që të ekzekutonte rivalin e tij Endrit Dokle, kur familja denoncoi humbjen e kontakteve me të.
Komente
